Akorduesi i pianos
- Autori: Chiang-Sheng Kup
- Shtëpia botuese: OMBRA GVG
- Përkthyesi: Sidita Dano
Ky roman ezoterik, nuk është vetëm për lexuesit që kanë njohuri dhe e duan muzikën, veçanërisht pianon. Ai zhytet në tema të rëndësishme sociale dhe thelbësore, si janë dhimbja e shkaktuar nga humbja e një njeriu të dashur, ëndrrat e vrara, vetmia… ndërsa pianoja nuk është thjesht instrument muzikor, por ka një prani pothuajse njerëzore, është si një qenie që frymon dhe ruan kujtesën.
1, 000.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Një fëmijë me një talent të rrallë muzikor që ka lindur në një familje të varfër në Taipei, i vetëdijshëm se i ati nuk e pranonte dhe nuk e kuptonte dhuntinë e tij, pa pasur mundësi të vazhdonte shkollimin muzikor, u rrit në hije, larg dritave të skenës dhe u bë akordues pianosh.
Por çfarë e shtyu atë që të tradhëtojë muzikën, dhe kush ia theu zemrën që të largohej nga madhështia?
Në qendër të subjektit të romanit qëndron narratori pa emër, akorduesi i pianove. Ai tashmë është rreth të dyzetave, i thinjur dhe aspak tërheqës, duket që ka humbur çdo standart.
Vendin e fundit të punës ai e kishte në një studio muzikore. Por gruaja që e drejtonte studion vdiq nga kanceri.
Edhe pse largimi i saj nga jeta e vrau shpirtërisht… ai vazhdoi që të kujdesej për pianot e prishura, sikur donte të ruante kujtimet që të mos i shuheshin.
Kur bashkëshorti i pasur vejan i gruas së vdekur e dëgjon akorduesin duke luajtur në piano me një tingull mahnitës, nga ai çast lind një bashkëpunim i paemër…
Ky roman denjë i bukur i letërsisë aziatike, po të ishte një vepër muzikore, do të ishte “Këngë pa fjalë” e Rahmaninovit…
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 245 Faqe
- Data e publikimit: 23/01/2026
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.