Antikitet – Hanna Johansson

Elegant, i pakapshëm dhe provokues, Antikitet është një histori queer në frymën e Lolitës, nga shkrimtarja suedeze e vlerësuar me çmime,  Hanna Johansson: një histori për dëshirën, pushtetin, obsesionin, këqyrjen dhe tabunë.

Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

Mund të kihet me paraporositje

9789928861719
SKU: BON0779
2

Përshkrimi

Në një ishull grek plot bukuri të lashtë, një grua e vetmuar, në të tridhjetat, përmbys marrëdhënien mes një nëne dhe së bijës adoleshente.

Dëshira epshore dhe admirimi për Helenën, një artiste elegante dhe më të madhe në moshë, e sjellin rrëfimtaren pa emër të Antikitetit në Ermoupoli, ku e bija e Helenës, Olga, në fillim i duket pengesë dhe bezdi.

Por forcat e paparashikueshme të egos dhe të dëshirës marrin kontrollin, duke e shtyrë rrëfimtaren tonë drejt një udhe më të rrezikshme dhe duke shtrembëruar rolet e dashurueses e të së dashurës, të fëmijës e të së rriturës, të së huajës e të së afërmes.

Me kalimin e muajve, rrjeta e brishtë që lidh tri gratë i afrohet këputjes dhe pasojat ogurzeza të pleksjes së marrëdhënieve të tyre përvijohen në horizont, përtej një vere që duhet të marrë fund.

Me jehona të Vdekjes në Venecie, Më thirr me emrin tënd dhe Dashnorit, por krejt origjinal e bashkëkohor, Antikitet hulumton thellësitë e kujtesës, bukurisë, moralit dhe rrëfimeve që i japin rend përvojës sonë të botës.

 

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Antikitet – Hanna Johansson”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori