Alberto Moravia
Alberto Pincherle, apo i njohur ndryshe me emrin e artit Alberto Moravia është një nga shkrimtarët më të shquar të Italisë dhe Europës në shekullin e XX. Ai ka lindur më 28 nëntort 1907 në Romë dhe u nda nga jeta më 27 shtator 1990, në moshën 82 vjeçare. Profesioni i tij ka qenë novelist, gazetar, dramaturg, esseist, kritik i filmit. Romanet e tij eksploruan çështje të seksualitetit modern, tjetërsimit shoqëror dhe ekzistencializmit. Pas një sërë përvojash në publicistikë dhe në prozën e shkurtër, më 1929 u botua romani shumë i suksesshëm Indiferentët, që u pasua nga njëri dhjetëvjeçar në tjetrin nga mjaft romane e vëllime me tregime, drama e përmbledhje eseistike. Ndër veprat e tij me të njohura përmenden, Çoçarja, Romana, Agostino, Burri qe këqyr, Mosbindja, Dashuria bashkëshortore, Përçmimi, Mërzia, Porojsa, Unë dhe ai, Jeta shpirtërore, etj. Moravia ishte një ateist. Shkrimi i tij u shënua nga stili i tij faktik, i ftohtë, i saktë, duke përshkruar shpesh dashakeqësinë e borgjezisë. Ishte rrënjosur në traditën e narracionit të shekullit XIX, mbështetur nga vetëdija e lartë sociale dhe kulturore. Moravia besonte se shkrimtarët duhet, nëse ata do të përfaqësonin realitetin, “të marrin një pozicion moral, një qëndrim të konceptuar qartë politik, shoqëror dhe filozofik”, por edhe se, në fund të fundit, “Një shkrimtar mbijeton përkundër bindjeve të tij”. Në vitet 1959 dhe 1962 Moravia ishte president i, shoqata e shkrimtarëve në të gjithë botën “PEN International”. Librat e Alberto Moravia janë sjellë në shqip nga disa ente botuese. Shumicën prej tyre të shqipëruara i gjeni online edhe tek Leximtari.al.
Burri qe keqyr
- Autori: Alberto Moravia
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Diana Kastrati
- Redaktori: Jeta Hamzallari
Nje roman i jashtezakonshem, i shkruar mjeshtrisht nga Alberto Moravia qe prek temat tabu te shoqerise ne shekullin e XX qe nga ideja nese ka nje evolucion te instikteve njerezore, deri tek raportet mes brezave. Ky roman eshte shqiperuar nga Diana Kastrati dhe eshte hedhur ne qarkullim nga Shtepia Botuese Dituria
Përshkrimi
Personazhi kryesor i romanit quhet Dodo, një nofkë që shpreh pafuqi, një burrë i hijshëm rreth të tridhjetepestave, babai i të cilit është një “baron” universitar.
Silvia, gruaja e Dodosë, është femër me sensualitet shpërthyes. Duke vëzhguar me syrin e ftohtë të shkencëtarit jetën në çift, brenda një shtëpie pasanikësh në qendër të Romës, dhe raportet komplekse midis burrit e gruas, Dodoja për-piqet të kuptojë thelbin e vetes.
I rrethuar nga erosi dhe perversitetet e tij, protagonisti i romanit është i detyruar të shohë vazhdimisht, të jetë spektator jo vetëm në botën përreth tij, por përgjon edhe në përpjekjet e tij për të kuptuar, për të justifikuar realitetin që e shtyp dhe e bën të ndihet i paaftë.
Shqisat janë në vlim dhe vibrojnë në tabutë, në turpin e gjërave, në seksin, në tentativën për të rrëzuar barrierat që janë ndërtuar brenda tij nga një edukim i rreptë, pra te një burrë që rritet i çorientuar, i pasigurt.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 203 Faqe
- Data e publikimit: 08/01/2016
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: L' uomo che guarda
- Vendi i botimit: Tirane
- Numri i ribotimeve: 2 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2023

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.