Djalli nuk kerkon para

Pas suksesit me romanin e parë “Gruaja qe nuk flinte kurrë”, autorja Denisa Kele vjen me një tjetër libër: “Djalli nuk kërkon para”, – një roman që ngrihet mbi pyetje themelore të tilla si: çfarë mbetet nga një njeri kur, për të fituar botën, ka shitur gjithçka që e bënte atë njeri? Ky libër hidhet në qarkullim duke nisur nga data 1 dhjetor 2026, por lexuesit mund ta bëjnë porosi që tani tek Leximtari online.

Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.

Mund të kihet me paraporositje

9789928389954
SKU: ALMG0099
0

Përshkrimi

Shpirti shitet pak nga pak.

Një të vërtetë që e hesht.

Një padrejtësi që e justifikon.

Një firmë që e hedh, edhe pse e di çfarë po u merr të tjerëve.

Pastaj mësohesh; me privilegjin, me duartrokitjet, me njerëzit qё të thonë se ke të drejtë. Derisa një ditë nuk të duhet më të gënjesh të tjerët. I beson edhe vetë gënjeshtrat e tua.

Karrigia shpesh bëhet më e shtrenjtë se karakteri. Për ta mbajtur, flijohen miq, bindje, njerëz që të kanë besuar. Dhe sa më shumë humbet njeriu brenda teje, aq më fort kapesh pas pushtetit.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Djalli nuk kerkon para”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori