E dashur Denise

(1 shqyrtim nga klient)

“E dashur Denise” është një roman i ndjerë me 31 kapituj që fillojnë njëlloj — përmes një letre, një rrëfimi dhe një plage të hapur. Ky libër flet për humbjen, dashurinë dhe vetminë, duke sjellë një pështjellim ndjesish tek i cili feks dashuria, madje edhe kur ajo shfaqet përmes dhimbjes. Një udhëtim shpirtëror që të mëson se si të duash, edhe kur gjithçka duket e humbur. Zbuloni këtë vepër prekëse, tashmë të disponueshme në Leximtari.

Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928859075
SKU: BMU1120
1 Njerëzit po e shikojnë këtë produkt tani!

Përshkrimi

Një letër e pafund drejtuar Denisës, mes humbjes, egoizmit dhe kërkimit të dashurisë

Një roman me 31 kapituj që ndajnë të njëjtën pikënisje: “E dashur Denise…” Një letër e gjatë, një rrëfim i hapur dhe një plagë që refuzon të mbyllet. Ky është thelbi i një libri që eksploron me guxim temat e humbjes, dashurisë dhe vetmisë më të thellë.

Në çastin kur humbet atë që ti e quaje “gjithçka”, kur ajo që konsideroje si e gjithë bota jote shembet, humbet edhe vetë kuptimi i jetës. Dhimbja ka fuqinë t’i mbyll njerëzit në vetvete dhe t’i shkatërrojë, por ajo që shpesh mbetet e pashprehur është se dhimbja të bën gjithashtu egoist. Gjithçka nis me një thirrje drejtuar Denisës dhe me iluzionin se dashuria mund të justifikojë çdo veprim pa pasur nevojë për gjykim. Megjithatë, dalëngadalë, njeriu e gjen veten të humbur në këtë labirint emocional, aty ku duket se askush nuk mund të të shpëtojë më përveç vetes sate.

Më shumë info për këtë artikull

5
1 vlerësim
Libri
5
Autori
5
Leximtari.al
5

1 shqyrtim për E dashur Denise

Pastro filtrat
  1. Merjem Qazimi –

    Libri
    Autori
    Leximtari.al
    Pro:

    -

    Kundër:

    -

Shtoni një shqyrtim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori