Milan Kundera

Milan Kundera është një nga shkrimtarët më të shquar të Europës Lindore në shekullin e XX. I lindur më 1 prill 1929 në Çekosllovaki, ai mërgoi në Francë më 1975 dhe më 1981 u bë qytetar francez i natyralizuar. Ka shkruar edhe në çekisht edhe në frëngjisht. Përkthimet e librave të tij në frëngjisht i ka korrigjuar gjithmonë vetë, për këtë arsye ato nuk konsiderohen përkthime, por vepra origjinale. Për shkak të censurës komuniste në vendlindje, librat e tij u ndaluan. Ai është bërë shumë i njohur me libra si: Shakaja, Përjetësia, Identiteti, Mosdija, Lehtësia e padurueshme e qenies etj. Shumica e librave të tij janë përkthyer nga Saverina Pasho, Mirela Kumbaro dhe Balil Gjini dhe janë botuar nga Dituria. Librat në shqip të Milan Kunderës i gjeni online dhe tek Leximtari.al

Festa e kotesise

Dhe, në vend që të ketë kujdes, Kundera më në fund e realizon ëndrrën e tij të vjetër estetike – dhe Festa e kotësisë mund të konsiderohet si sintezë e gjithë veprës së tij. Një sintezë e çuditshme. Një epilog i çuditshëm. Një e qeshur e çuditshme, e frymëzuar nga epoka jonë, që është komike, sepse ka humbur çdo sens humori. Çfarë mund të themi më shumë? Asgjë. Vetëm lexojeni.

0 ditë 00 orë 00 min 00 sc

Çmimi origjinal qe: 900.00 L.Çmimi i tanishëm është: 810.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928816290
SKU: BDI0013
0

Përshkrimi

Të hedhësh dritë mbi problemet më serioze dhe në të njëjtën kohë të mos shqiptosh asnjë fjali të vetme serioze, të magjepsesh nga realiteti i botës bashkëkohore dhe në të njëjtën kohë të shmangësh çdo realizëm – ja, kjo është Festa e kotësisë.

Ata që i njohin librat e Kunderës, e dinë se dëshira për të përfshirë një pikëz “joserioziteti” në roman, nuk është e re për të.

Në romanin Pavdekësia, Gëte dhe Heminguej shëtisin së bashku, duke folur e qeshur. Te Ngadalësia, Vera, bashkëshortja e Kunderës, e paralajmëron: “Më ke thënë shpesh se do të doje që një ditë të shkruaje një roman ku asnjë fjalë nuk do të ishte serioze… Dua vetëm të të paralajmëroj: Kujdes!”

REVIEWS

“Nga autori i famshëm dhe i njohur ndërkombëtarisht i librit Lehtësia e padurueshme e qenies, na vjen një roman argëtues që të magjeps, kurorëzim i denjë i karrierës së tij të jashtëzakonshme, një libër që përzien absurdin me moralin.”

Publishers Weekly

“Stilistikisht dhe tematikisht është Kundera klasik: polifonik, digresiv, intelektual por antifilozofik, enkas i çuditshëm dhe agresivisht i lehtë. Dhe përshkrimet e tij janë po aq të bukura, sa gjithmonë.”

Booklist

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Festa e kotesise”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.