Flete nga ditari i stacionit F

Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928923714
SKU: BAL4877
0

Përshkrimi

“Fletë nga ditari i stacionit F. është një roman i ndërtuar mbi tensionin midis zërit dhe heshtjes, midis propagandës dhe jetës së brendshme që i shpëton asaj. Duke vendosur në qendër një stacion transmetimi në grahmat e fundit të diktaturës, Ilir Paja krijon një hapësirë të dyfishtë: nga njëra anë aparatin e fjalës së kontrolluar; nga ana tjetër një botë njerëzore të brishtë, poetike, që jeton në margjinat e tij.”

Dr. Agron Tufa, shkrimtar

“Romani Fletë nga ditari i stacionit F. i autorit Ilir Paja të fton të prekësh nga afër kohën gri, kur po shembej diktatura dhe në horizont fluturonin grimca liri. Forma e zgjedhur e shkrimit të një ditari, që, në fakt, është univers i trillit autorial, i cili ngrihet mbi botën reale konkrete, shoqërore dhe me dëshmi faktike, të kohës gri dhe të ngrirë në kujtesë.”

Dr. Behar Gjoka, studiues

“Fletë nga ditari i stacionit F. është një roman mbi fundin e një epoke dhe pasigurinë e lindjes së një tjetre. Përmes një stacioni të izoluar, ku ndërthuren lajmi, propaganda, frika dhe etja për liri, Ilir Paja krijon një mikrokozmos të Shqipërisë së viteve 1989–1991.”

Prof. Afrim Krasniqi, politolog

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Flete nga ditari i stacionit F”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori