Shiko pjesërisht

Gjithmone ne kthim

Romani “Gjithmonë në kthim” rrëfen historinë e një 17-vjeçari që largohet nga shokët dhe nis një udhëtim vetëm në këmbë. Gjatë rrugës, ai përballet me njerëz dhe situata që e shtyjnë të reflektojë mbi jetën, vetminë dhe veten. Ky është një udhëtim i brendshëm për të gjetur identitetin, ku dashuria dhe përjetimet e ndihmojnë të rritet.

1, 600.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789928960177
SKU: TOE0562
0

Përshkrimi

Është vera e vitit 1991.

Daniele është shtatëmbëdhjetë vjeç dhe këto janë pushimet e tij të para vetëm me shokët.

Dy javë larg shtëpisë për tu shijuar në maksimum midis plazheve, diskotekave, alkoolit dhe vajzave. Por nuk ka marrë parasysh diçka: veten.

Mjafton një shqetësim i vogël gjatë natës së 15 gushtit që Daniele ta braktisë grupin dhe të vendosë ta vazhdojë udhëtimin në këmbë, vetëm, nga Riviera Romane në Romë.

I lirë nga shpërqendrimet dhe shtirjet në shoqëri, duke iu lëshuar pa e vrarë mendjen bukurisë së natyrës që e mbush me gëzim dhe ankth njëherësh, ndoshta do t’ia dalë të kuptojë arsyet e trazimit që gjithnjë e fshikullon dhe e bën merak. Vetëm me një valixheje të rëndë sa një bllok mermeri, Daniele niset, i detyruar ta kapërcejë drojën për tu kërkuar ndihmë njerëzve që has rrugës: diçka për të ngrënë, një vend për të kaluar natën.

Ai takon njerëz të rraskapitur nga vetmia e prapë të aftë që të bëjnë përpara, njerëz në buzë të humnerës së çmendurisë, të mundur nga jeta, prepotentë të pashërueshëm.

Dhe gjen dashurinë, në sytë e kaltër të Emës. Por mbi të gjitha, Daniele gjen veten, në një dialog të thellë e të heshtur përgjatë të cilit interpreton dhe vë vazhdimisht në pikëpyetje atë që i ndodh, i etur për ta gllabëruar botën e një shtatëmbëdhjetë-vjeçari, për të kuptuar çdo gjë, e mbi të gjitha, veten: për të matur forcat, për të marrë vesh se nga çfarë jemi bërë, çfarë na entuziazmon e çfarë na fik përgjithnjë. Ky udhëtim do ta njohë me të më madhin e arteve: Artin e takimit.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Gjithmone ne kthim”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.