Milan Kundera
Milan Kundera është një nga shkrimtarët më të shquar të Europës Lindore në shekullin e XX. I lindur më 1 prill 1929 në Çekosllovaki, ai mërgoi në Francë më 1975 dhe më 1981 u bë qytetar francez i natyralizuar. Ka shkruar edhe në çekisht edhe në frëngjisht. Përkthimet e librave të tij në frëngjisht i ka korrigjuar gjithmonë vetë, për këtë arsye ato nuk konsiderohen përkthime, por vepra origjinale. Për shkak të censurës komuniste në vendlindje, librat e tij u ndaluan. Ai është bërë shumë i njohur me libra si: Shakaja, Përjetësia, Identiteti, Mosdija, Lehtësia e padurueshme e qenies etj. Shumica e librave të tij janë përkthyer nga Saverina Pasho, Mirela Kumbaro dhe Balil Gjini dhe janë botuar nga Dituria. Librat në shqip të Milan Kunderës i gjeni online dhe tek Leximtari.al
Identiteti – Milan Kundera
- Autori: Milan Kundera
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Mira Meksi
- Redaktori: Mariana Ymeri
Ndër të gjithë shkrimtarët bashkëkohorë, vetëm Kundera mund ta shndërrojë një perceptim kaq të fshehtë dhe shqetësues në një roman – një ndër më të mirët e tij, më i dhimbshmi, më i shndritshmi. Ai që, çuditërisht, qëllon të jetë një histori dashurie.
900.00 L Çmimi origjinal qe: 900.00 L.810.00 LÇmimi i tanishëm është: 810.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Ndodh në disa situata, për një çast, të mos njohim personin që kemi pranë, kur identiteti i tjetrit befas fshihet si me dorë dhe ne nisim e dyshojmë edhe për tonin. Kjo ngjan edhe me çiftet – përnjëmend, sidomos me çiftet, sepse të dashuruarit i tremben më shumë se gjithçkaje tjetër të “humbasin nga sytë” të dashurin e zemrës.
Me një art që të mahnit dhe duke luajtur me variacionet e këtij momenti domethënës, Milan Kundera e ka bërë këtë situatë – dhe ndjesitë e panikut që ajo frymëzon – subjektin e romanit të tij.
Këtu lakonizmi shkon në një hap me forcën e rrëfimit dhe një moment hutimi vë në lëvizje një zinxhir kompleks ngjarjesh, që e detyron lexuesin ta kalojë e rikalojë kufirin mes fantazisë dhe së vërtetës, mes asaj që ndodh në botën jashtë dhe asaj çka mendja krijon në vetminë e vet.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 172 Faqe
- Data e publikimit: 21/08/2015
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: L'Identité
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.