Tobias Xhaxhiu

Tobias Xhaxhiu është shkrimtar, dramaturg dhe skenarist shqiptar. Ka studiuar komunikim, arte pamore dhe media të reja. Romani i tij Memento Mori (2021) u shpall fitues i Fondit të Krijimtarisë Letrare për te Rinij, ndërsa veprat teatrore Elektroshok (2022) dhe Dy Fytyrat e Janusit, fituese e Talia e Flakës 2025, e kanë pozicionuar si një nga zërat me të veçantë të dramaturgjisë bashkëkohore shqiptare. Në krijimtarine e tii, trilli, introspeksioni dhe estetika vizuale ndërthurën në një gjuhë që leviz mes reales dhe imagjinares, duke krijuar universin e tij hibrid mes artit dhe mendimit.

Imun

Në këtë roman të guximshëm e të përftuar me finesë, autorësi i Tobias Haxhiut e shndërron pandeminë në një pasqyrë të shpirtit njerëzor, aty ku vetmia bëhet sistem, dashuria eksperiment dhe shpresa iluzion biologjik. “Imun” është një histori tronditëse për kufijtë e brishtë mes shpëtimit dhe humbjes, mes shkencës dhe ndjenjës. Në fund, shtrohet pyetja thelbësore: a mund të mbetemi imunë përballë asaj që na bën njerëz? Zbuloni këtë kryevepër bashkëkohore, tashmë të disponueshme në Leximtari.

1, 000.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928922236
SKU: BAO0709
0

Përshkrimi

Kur kurila e virusit bëhet rreziku më i madh për njerëzimin

Në një botë që kërkon në ethe një kurë kundër virusit mbytës, Davidi, mjek në Institutin Kërkimor Sant’Angelo në Milano, e shpik atë—pa e ditur aspak se po shpik në të vërtetë fundin e vet. Ndërkohë, Greta, e mbyllur në një shtëpi të qelqtë në Rivierën Shqiptare, ku çdo frymë jehon si një kujtim i largët, bëhet dëshmitare e padukshme e përplasjes së pashmangshme mes së kaluarës dhe së tashmës.

Sepse, ndonjëherë, më i rrezikshëm se çdo virus biologjik në qarkullim, është ai që lind fshehurazi brenda nesh.

Tobias Haxhiu sjell një rrëfim magjepsës ku shkenca ndeshet me fantazmat e shpirtit. “Imun” nuk është thjesht një roman mbi një krizë shëndetësore globale, por një eksplorim i thellë psikologjik mbi izolimin, zgjedhjet fatale dhe çmimin e lartë të mbijetesës. Një libër që të lë pa frymë nga faqja e parë deri tek e fundit.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Imun”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.