Alberto Moravia
Alberto Pincherle, apo i njohur ndryshe me emrin e artit Alberto Moravia është një nga shkrimtarët më të shquar të Italisë dhe Europës në shekullin e XX. Ai ka lindur më 28 nëntort 1907 në Romë dhe u nda nga jeta më 27 shtator 1990, në moshën 82 vjeçare. Profesioni i tij ka qenë novelist, gazetar, dramaturg, esseist, kritik i filmit. Romanet e tij eksploruan çështje të seksualitetit modern, tjetërsimit shoqëror dhe ekzistencializmit. Pas një sërë përvojash në publicistikë dhe në prozën e shkurtër, më 1929 u botua romani shumë i suksesshëm Indiferentët, që u pasua nga njëri dhjetëvjeçar në tjetrin nga mjaft romane e vëllime me tregime, drama e përmbledhje eseistike. Ndër veprat e tij me të njohura përmenden, Çoçarja, Romana, Agostino, Burri qe këqyr, Mosbindja, Dashuria bashkëshortore, Përçmimi, Mërzia, Porojsa, Unë dhe ai, Jeta shpirtërore, etj. Moravia ishte një ateist. Shkrimi i tij u shënua nga stili i tij faktik, i ftohtë, i saktë, duke përshkruar shpesh dashakeqësinë e borgjezisë. Ishte rrënjosur në traditën e narracionit të shekullit XIX, mbështetur nga vetëdija e lartë sociale dhe kulturore. Moravia besonte se shkrimtarët duhet, nëse ata do të përfaqësonin realitetin, “të marrin një pozicion moral, një qëndrim të konceptuar qartë politik, shoqëror dhe filozofik”, por edhe se, në fund të fundit, “Një shkrimtar mbijeton përkundër bindjeve të tij”. Në vitet 1959 dhe 1962 Moravia ishte president i, shoqata e shkrimtarëve në të gjithë botën “PEN International”. Librat e Alberto Moravia janë sjellë në shqip nga disa ente botuese. Shumicën prej tyre të shqipëruara i gjeni online edhe tek Leximtari.al.
Indiferentet – Alberto Moravia
- Autori: Alberto Moravia
- Shtëpia botuese: Mediaprint
- Përkthyesi: Diana Kastrati
Në këtë vepër të parë, Alberto Moravia na prezanton me një botë ku emocionet janë të plogëta dhe morali e ka humbur kuptimin. Përmes historisë së familjes Ardengo; Mariagracias, Karlës, Mikeles dhe Leos, Moravia eksploron boshllëkun shpirtëror, hipokrizinë dhe indiferencën e klasës së mesme italiane të viteve ’30. Një vepër e fuqishme dhe e drejtpërdrejtë që, edhe sot. vazhdon të sfidojë lexuesin me pyetje për ndërgjegjen, zgjedhjet dhe qëllimin e jetës.
1, 400.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.1, 190.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
REVIEWS
Italo Calvino:
“Indiferentët është një portret i mprehtë dhe i pakompromis i boshllëkut shpirtëror të klasës borgjeze. Moravia shpërfaq me mjeshtëri tensionet dhe kontradiktat që fshihen pas një familjeje në dukje ‘normale”. Një libër që s’mund ta harrosh.”
Cesare Pavese:
“Një vepër që godet thellë në zemër të shoqërisë sonë, duke na detyruar të përballemi me indiferencën dhe me pasivitetin që na shkatërron.”
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 406 Faqe
- Data e publikimit: 18/11/2025
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Gli IndiferentI
- Vendi i botimit: Tirane
- Numri i ribotimeve: 2 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2023

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.