Niccolo' Ammaniti
NICCOLÒ AMMANITI ka botuar “Verzat” (1994), “Baltë” (1996), “E dashur pritmë” (1999), “Unë nuk kam frikë” (2001), “Me urdhër të Zotit” (2006), “Le të nisë festa” (2009), “Unë dhe ti” (2010), “Çasti është delikat” (2012) dhe “Ana” (2015). Për televizion ka shkruar dhe drejtuar serinë “Mrekullia” (2018) dhe “Ana” (2021). “E dashur pritmë”, “Unë nuk kam frikë” dhe “Ana” kanë ardhur në gjuhën shqipe nga Shtëpia Botuese “Dudaj”. Librat e ketij autori i gjeni edhe tek libraria Leximtari, online dhe ne Tirana Ring Center.
Jeta intime
- Autori: Niccolo' Ammaniti
- Shtëpia botuese: Dudaj
- Përkthyesi: Agim Doksani
Si një alienist modern Niccolò Ammaniti i bën një prerje anatomike mendjes së një gruaje, eksploron frikën e saj, obsesionet, dëshirat e parrëfyeshme në një roman që bën tok fantazinë e çartur, realizmin psikologjik, sensin e tragjikes dhe magjinë e paradoksit.
1, 200.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.1, 020.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
“Frika mbaron aty ku fillon e vërteta.”
Niccolò Ammaniti është kthyer më idhnak, zbavitës dhe romantik se kurrë.
Maria Kristina Palma ka një jetë në dukje të përsosur, është e bukur, e pasur, e famshme, tërë bota sillet rrotull saj.
Një ditë prej ditësh, merr në celular një video që i ndryshon gjithçka.
Ka një sekret në të shkuarën e saj me të cilin s’i ka larë hesapet.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 290 Faqe
- Data e publikimit: 09/07/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.