Kafsha qe jep shpirt – SB
- Autori: Philip Roth
- Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
- Përkthyesi: Edon Qezari
“Kafsha që jep shpirt” është një nga romanet e fundit të shkrimtarit amerikan Philip Roth (1933-2018). Kjo kryevepër përmbledh në mënyrë të përsosur gjithë qasjen pesimiste mbi epokën tonë nga ana e një prej prozatorëve më të njohur dhe vlerësuar botërisht pas Luftës së Dytë Botërore.
800.00 L Çmimi origjinal qe: 800.00 L.680.00 LÇmimi i tanishëm është: 680.00 L.
Mund të kihet me paraporositje
Përshkrimi
David Kepesh, personazhi kryesor i këtij romani, është një intelektual shumë i vlerësuar, i ndjekur gjerësisht në media. Jeta e tij private, gjithashtu, është tejet e larmishme.
Pavarësisht moshës së tij të shtyrë, Kepeshi zhytet shpesh në aventura dashurore. Martesa e dështuar që ka lënë pas, suksesi i mëvonshëm me gra të reja në moshë, i japin jo pak nota shthurjeje marrëdhënieve sociale të Kepeshit.
Gjë që shfaqet haptas në rrëfimin e tij të gjatë në këtë libër, të ngarkuar me gjuhë erotike, por gjithashtu tragjike dhe cinike.
Deri ditën kur njihet në mënyrë intime me një vajzë të radhës, e cila do të dalë krejtësisht jashtë përllogaritjeve të tij. Do të jetë kjo një mundësi e artë për Kepeshin, për të kuptuar veten, rrjedhën e ngjarjeve që e kanë shënjuar, por edhe për ta shtyrë drejt një analize më të gjerë të shoqërisë dhe kohës në të cilën jetojmë.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 136 Faqe
- Data e publikimit: 07/09/2023
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: The dying animal
- Vendi i botimit: Prishtine

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.