Fjodor Dostojevski

Fjodor Dostojevski është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të mijëvjeçarit, duke spikatur si një nga mjeshtrat e eksplorimit të mendjes njerëzore dhe lëvruesi i rrallë i botës dhe shpirtit rus. Ak ka lindur më 11 nëntor 1821 në Moskë, dhe mbetet shkrimtari, eseisti dhe filozofi rus, që solli në jetë kryeveprat e kolanës botërore të letërsisë, si “Krimi dhe Ndëshkimi” “Vëllezërit Karamazov”. Jeta e Fjodor Dostojevski, ishte dëshmi e përballjes me të pamëshirshmen dhe sprovës së ngadhnjimit. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi. Dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij. Madhështia e krijimtarisë së tij shfaqet në varësinë absolute të ndërsjellë, ku paraqiten ligjet metafizike të shpërfaqjes së njerëzimit dhe kombit. Prandaj edhe nuk gjendet asnjë lëvrim i jetës njerëzore, që mos ta gjente vendin e përshtatshëm në rrezatuesen e këtij kumti. Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës”, një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern. Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të 20-të; libri i tij Shënime nga Nëntoka (1864), I shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Ëalter Kaufmann si “ overtura më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”. Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar “Petrashevski”, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua. Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg. Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Dënim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880). Në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”. Gjeniu i madh vdiq më 9 shkurt 1881 në Shën Peterburg, pas një gjakderdhjeje të shkaktuar nga sulmi epileptik. Varrimi i tij ishte madhështor. Në funeral morën pjesë 100.000 njerëz, kryesisht rini studentore. Varrimi i tij u shndërrua në demonstrata kundër carizmit, përkundër qëndrimit të dykuptimtë të Dostojevskit ndaj regjimit si dhe “kanunizimit” gjysmëzyrtar të tij nga regjimi carist. Dostojevski i takon rrethit më të ngushtë të shkrimtarëve më të mëdhenj botërorë, siç janë poeti italian Dante Aligieri (Dante Alighieri, 1265-1321), poeti dhe dramaturgu anglez Uilliam Shekspir (William Shakespeare, 1564-1616), prozatori, dramaturgu dhe publicisti rus Leon Tolstoj (Lev Nikolaevič Tolstoj, 1828-1910), shkrimtari spanjoll Miguel de Servante (Miguel de Cervantes Saavedra, 1547-1616), romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) etj. Ndikimi i tij në letërsinë botërore është i jashtëzakonshëm, që nga prozatori dhe dramaturgu rus Leonid Andreev (Leonid Nikolaevič Andreev, 1871-1919) deri te tregimtari dhe liriku gjerman Herman Hes (Hermann Hesse, pseudonim i Emil Sinclair, 1877-1962), që nga prozatori amerikan Uilljëm Fokner (William Faulkner, 1897-1962)) deri te tregimtari austriak Franc Kafka (Franz Kafka, 1883-1924), që nga romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) deri te prozatori kolumbian Gabriel Garsia Markez (Gabriel García Márquez, 1927-2014). Librat e Dostojevskit që janë përkthyer në shqip i gjeni tek Leximtari.al

Krim dhe ndeshkim

(1 shqyrtim nga klient)

Një nga majat më të larta të letërsisë botërore, e renditur shpesh krah kryeveprave absolute të njerëzimit. Ky botim monumental vjen në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese Argeta LMG, përmes përkthimit mjeshtëror të Sokrat Gjerasit, të cilit iu deshën mbi një dekadë punë për të sjellë në jetë dilemat e studentit Raskolnikov. Një eksplorim i pashoq i mendjes njerëzore, fajit dhe shpengimit, që nuk duhet të mungojë në asnjë bibliotekë personale. Zbuloni këtë thesar të letërsisë klasike ruse ekskluzivisht në Leximtari.

1, 590.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928389350
SKU: ARLG0004
0

Përshkrimi

Dilema e mbinjeriut dhe pesha e ndërgjegjes

Kryevepra e Fjodor Dostojevskit, “Krim dhe ndeshkim”, e publikuar fillimisht më 1866, shënon pjekurinë e plotë artistike të gjeniut rus. Në qendër të këtij rrëfimi të pavdekshëm është Rodjon Raskolnikov, një student i varfër e i dëshpëruar në rrugët e errëta të Shën Pjetërburgut, i cili zhvillon teorinë e rrezikshme se njerëzit e jashtëzakonshëm—njerëz si Napoleoni—kanë të drejtë absolute të shkelin ligjet morale e njerëzore për të arritur qëllime madhore.

I shtyrë nga kjo ide radikale dhe nga varfëria e skajshme, ai planifikon dhe ekzekuton me gjakftohtësi vrasjen e një fajdexheshe të vjetër. Por, ajo që Raskolnikovi nuk kishte parashikuar ishte ndëshkimi i vërtetë: jo ai i sallave të gjyqit, por ai i mendjes së tij.

Vepra është një eksplorim i thellë, thuajse klinik, i paranojës, fajit gërryes dhe izolimit të plotë emotiv. Përmes figurës engjëllore të Sonjas, autori ofron një rreze drite dhe një rrugë shpëtimi përmes vuajtjes dhe dashurisë së pastër. Për çdo lexues të pasionuar, ky është një udhëtim i domosdoshëm dhe i pashmangshëm në labirintet më të errëta të psikikës njerëzore.

Më shumë info për këtë artikull

4
1 vlerësim
Libri
4
Autori
5
Leximtari.al
5

1 shqyrtim për Krim dhe ndeshkim

Pastro filtrat
  1. Ekonomisti_Londer

    Libri
    Autori
    Leximtari.al

    Liber shume i rende por me nje mesazh mjaft te forte e ulerites per svetenimin e normave njerezore ne kete shoqeri

    Pro:

    -

    Kundër:

    -

Shtoni një shqyrtim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.