Ana María Matute

Ana María Matute (Barcelonë, 1925-2014) është një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë spanjolle të pasluftës. Ajo e nisi karrierën letrare në fund të viteve 1940, duke u shquar për një prozë lirike dhe një ndjeshmëri të veçantë në trajtimin e fëmijërisë, të konflikteve njerëzore dhe të pasojave të luftës. Pavarësisht censurës së ashpër gjatë regjimit frankist, e cila kufizoi veprimtarinë e saj dhe pengoi botimin e disa veprave, Matute arriti të krijonte një univers letrar të veçantë, ku pafajësia e fëmijërisë përballet me dhunën dhe ashpërsinë e botës së të rriturve. Ndër veprat e saj më të njohura janë Los Abel (1948), Los hijos muertos (1958), Kujtimi i parë (Primera memoria, 1959), Olvidado Rey Gudú (1996) dhe Paraíso inhabitado (2008). Krijimtaria e saj është vlerësuar me çmime të shumta prestigjioze, ndër të cilat Çmimi "Nadal" për romanin Kujtimi i parë (1959) dhe Çmimi "Cervantes" (2010), nderimi më i lartë letrar në botën hispanike. Në vitin 1996, ajo u bë anëtare e Akademisë Mbretërore Spanjolle, duke zënë vend mes figurave më të shquara të letërsisë. Libri i saj i parë në shqip, Kujtimi i parë vjen me përkthimin e Antonio Cikollarit dhe hidhet në qarkullim nga Sapere Aude. Librin e gjeni tek libraria Leximtari.

Kujtimi i pare

Romani Kujtimi i parë i Ana María Matutes është një rrëfim për adoleshencën, për rebelimin dhe për përballjen me botën e të rriturve. Ky roman vjen ne shqip permes perkthimit te Antonio Cikollarit dhe hidhet ne qarkullim nga shtepia botuese Sapere Aude

Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.

Mund të kihet me paraporositje

9789928491077
SKU: BSA0015
0

Përshkrimi

Në qendër të romanit është Matia, një vajzë që përpiqet t’i kundërvihet gjyshes së saj autoritare, që përfshihet në intrigat e kushëririt të paparashikueshëm, Borjas, dhe që përjeton ndjenjat e para të dashurisë për Manuelin.

I ndërthurur me mite, përralla dhe referenca biblike, romani e shndërron Majorkën në një ishull sa magjepsës, aq edhe të keqdashës: një Eden të humbur që të kujton njëherazi Tokën e Kurrkundit, ku dielli përvëlues depërton përmes xhamave shumëngjyrësh të dritareve dhe era përplaset në gjethet e mprehta të agaveve.

Në pamje të parë, rrëfimi përqendrohet tek ankthi i Matias, e cila përjeton kalimin nga fëmijëria në botën e të rriturve. Por pas kësaj përvoje intime shtrihet një konflikt shumë më i madh dhe më i frikshëm: Lufta Civile Spanjolle, e cila, ndonëse zhvillohet thuajse në heshtje në ishull, lë gjurmë të thella në jetën e banorëve të tij.

Në sfond qëndron edhe kujtesa e një të shkuare më të largët e të përgjakshme, ajo e hebrenjve të djegur në turrën e druve nga Inkuizicioni shekuj më parë. Të dyja këto tragjedi historike jehojnë në rrëfimin thellësisht vetjak të Matias, duke u ndërthurur me përjetimet e saj në një botë të përçarë nga armiqësitë, nga paragjykimet dhe nga ndarjet e dhimbshme.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kujtimi i pare”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori