Irvin D. Yalom

Irvin D. Yalom është një nga autorët dhe mendimtarët më të lexuar të psikoterapisë bashkëkohore, i njohur për aftësinë e rrallë për të bashkuar shkencën e psikoterapisë me fuqinë narrative të letërsisë. Ai është autor i librave non-fiction (psikoterapi, teori klinike, reflektime ekzistenciale) dhe fiction (romane psikologjike–filozofike), të cilat kanë ndikuar thellë si profesionistët e shëndetit mendor, ashtu edhe lexuesit e gjerë. I lindur më 13 qershor 1931 në Uashington, nga prindër emigrantë rusë pas Luftës së Parë Botërore, Yalom u rrit në një mjedis social me tensione të forta. Pikërisht këto rrethana e shtynë drejt librave dhe bibliotekës publike, ku nisi formimi i tij si lexues i pasionuar dhe më vonë si rrëfimtar. Në fillim ëndërronte të shkruante romane, por pas leximit të autorëve si Tolstoi dhe Dostojevski, gjeti te psikiatria një mënyrë për të eksploruar më thellë natyrën njerëzore. Yalom është Profesor Emeritus i Psikiatrisë në Stanford University, ku ka ushtruar për dekada praktikën klinike dhe mësimdhënien. Libri i tij i parë madhor, Teoria dhe praktika e psikoterapisë në grup, u kthye në një vepër themelore në këtë fushë dhe u përkthye në dhjetëra gjuhë. Po aq ndikues është edhe Psikoterapia ekzistenciale, ku Yalom artikulon katër temat qendrore të ekzistencës njerëzore: vdekjen, lirinë, izolimin dhe mungesën e kuptimit. Pas suksesit akademik, ai iu kthye letërsisë artistike, duke krijuar atë që vetë i quan “romane mësimore”: vepra që ndërthurin histori narrative me filozofi dhe psikoterapi. Romane si Kur qau Niçja, Kura Shopenhauer dhe Problemi Spinoza e bënë Yalom një autor ndërkombëtar bestseller. Kur qau Niçja u vlerësua me Medaljen e Artë të Komonuelthit për fiction (1993) dhe u nderua në Panairin e Librit në Vjenë (2009), ku mbi 100 mijë kopje iu shpërndanë falas qytetarëve. Në jetën personale, Yalom ishte i martuar me Marylin Yalom, studiuese dhe pedagoge e letërsisë së krahasuar në Universitetin Johns Hopkins, një partneritet intelektual që ka ndikuar dukshëm në thellësinë kulturore të veprës së tij. Në gjuhën shqipe ka ardhur pothuajse e gjithë vepra e Irvin D. Yalom, botuar nga Morava. Ndër titujt më të kërkuar nga lexuesit janë: Kur qau Niçja, Kura Shopenhauer, Problemi Spinoza, Të shohësh diellin në sy, Xhelati i dashurisë, Krijesat e një dite, Rrugëtimi drejt vetvetes dhe së fundmi Një çështje vdekjeje a jete. Këto libra i gjeni edhe tek Leximtari.

Kur qau Nicja

Një nga veprat më të njohura të psikoterapeutit Irvin D. Yalom, si dhe ndër më të komentuarat dhe të shiturat në mbarë botën. Në këtë roman paraqitet një dramë thellësisht tronditëse e dashurisë dhe vullnetit, e cila luhet në mendjen e bërthamës intelektuale që përcaktoi epokën e artë në Vjenën e shekullit të XIX. Një udhëtim i jashtëzakonshëm në thellësitë e psikikës njerëzore dhe një vështrim intim mbi fuqinë shëruese të fjalës dhe miqësisë. Zbuloni këtë kryevepër klasike moderne, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

1, 000.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789995668723
SKU: BMO0037
0

Përshkrimi

Përballja e dy gjenive dhe fuqia shëruese e mendjes

Zhozef Brojeri, një nga themeluesit e psikoanalizës, ndodhet në kulmin e karrierës së tij, ndërsa Fridrih Niçe, filozofi i madh europian, është në prag të vetëvrasjes nga dëshpërimi, i pafuqishëm për të gjetur një kurë për dhimbjen e tij të thellë. Në kryeveprën e tij letrare dhe psikologjike “Kur qau Niçja”, autori Irvin D. Yalom krijon një takim imagjinar dhe thellësisht shërues mes këtyre dy mendjeve të jashtëzakonshme. Kur Brojeri vendos të trajtojë Niçen me kurën eksperimentale të të folurit, ai nuk e pranon menjëherë se edhe ai vetë po gjente një ngushëllim të dëshpëruar në seancat e tyre.

Gjithçka nis në tetorin e vitit 1882, kur Brojeri—psikiatri i famshëm dyzetvjeçar dhe mjek personal i artistëve e filozofëve në Vjenë—ndodhet në Kafene Sorrento me një grua të re e me bukuri të pazakontë. Ajo quhet Lu Salome, e cila e ka thirrur atë për një “çështje urgjente” nga e cila, sipas saj, do të varet i gjithë fati i filozofisë gjermane. Me sytë e saj blu të shndritshëm, ajo i kërkon të shpëtojë jetën e mikut të saj, mendimtarit gjenial që sipas Vagnerit i kishte dhuruar botës një vepër të pashoq.

Dialogu imagjinar mes Brojerit dhe Niçes zhvillohet jo vetëm në zyrën e ftohtë, por edhe duke shëtitur apo duke pirë kafe, derisa ata përfundojnë duke u bërë pacientë të njëri-tjetrit. Për pikëpyetjet e mëdha jetësore, Niçja ofronte aspektin filozofik, ndërsa Brojeri atë psikoanalitik. Kjo e kapërcen kuadrin e një romani të thjeshtë, duke u shndërruar në një leksion të mirëfilltë psikoterapie, duke dëshmuar se vetëm përmes përballjes me demonët e tij të brendshëm, shëruesi mund të fillojë të ndihmojë pacientin e tij.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kur qau Nicja”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.