Mesimet – Ian McEwan

Ian McEwan, një nga tregimtarët më të mëdhenj të kohës, rikthehet me një roman të ri, ambicioz dhe magjepsës. Mësimet është e gjitha një kronikë e kohës sonë – një meditim i fuqishëm mbi historinë dhe njerëzimin, rrëfyer përmes prizmit të jetës së një njeriu. Përmes jetës në dukje pa cilësi të personazhit të tij, McEwan ka skicuar portretin e kohës sonë tragjike dhe të trazuar, duke u dhuruar lexuesve një roman të shkruar me një mjeshtëri tronditëse dhe një intensitet emocional të paarritshëm.

1, 500.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789994308026
SKU: BDU0836
1 Njerëzit po e shikojnë këtë produkt tani!

Përshkrimi

Kush është në të vërtetë Roland Baines?

Është fëmija i talentuar që përjeton vëmendjen obsesive të mësueses së pianos, por edhe pianisti i rëndomtë i piano-barit, që ka hequr dorë nga ambiciet e tij.

Është viktima e një gruaje gjeniale dhe egoiste, e cila e ka braktisur me një djalë të porsalindur, por edhe dështaku që kalon nga një përvojë në tjetrën me motor të fikur, shtyrë vetëm nga forca e erërave.

Është fëmija viktimë e abuzimit, apo një i ri «i prirur drejt intimitetit» dhe kënaqësive të shqisave?

Ndoshta është njëherazi të gjitha këto së bashku; është shumëfaqësh, ashtu si shekulli ku po jeton jetën e tij?

Rolandi do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës duke pyetur veten për veten e tij dhe për «natyrën e dëmit» që tri gra – nëna, mësuesja dhe bashkëshortja – i kanë shkaktuar.

I përndjekur nga mundësitë e humbura, ai kërkon ngushëllim në çdo mënyrë të mundshme; përmes muzikës, letërsisë, miqve, seksit, politikës dhe, më në fund, dashurisë së ndërprerë tragjikisht, e më pas dashurisë së shëruar dhe të rifituar.

Çfarë mësimesh i kanë dhënë historia vetjake dhe “historia e madhe” që shpaloset në sfond?

Udhëtimi i tij ngre pyetje të rëndësishme për të gjithë ne: A mund ta marrim plotësisht në dorë drejtimin e jetës sonë pa u shkaktuar dëm të tjerëve?

Si i formësojnë jetët dhe kujtesën ngjarjet globale që janë përtej kontrollit tonë? Dhe çfarë mund të mësojmë vërtet nga traumat e së shkuarës?

REVIEW

«Ian McEwan rikthehet me veprën e tij më të mirë që nga Shlyerja e fajit (Atonement). Dhe kështu, edhe një herë, na pushton keqas.»

«Publishers Weekly»

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Mesimet – Ian McEwan”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.