Milan Kundera
Milan Kundera është një nga shkrimtarët më të shquar të Europës Lindore në shekullin e XX. I lindur më 1 prill 1929 në Çekosllovaki, ai mërgoi në Francë më 1975 dhe më 1981 u bë qytetar francez i natyralizuar. Ka shkruar edhe në çekisht edhe në frëngjisht. Përkthimet e librave të tij në frëngjisht i ka korrigjuar gjithmonë vetë, për këtë arsye ato nuk konsiderohen përkthime, por vepra origjinale. Për shkak të censurës komuniste në vendlindje, librat e tij u ndaluan. Ai është bërë shumë i njohur me libra si: Shakaja, Përjetësia, Identiteti, Mosdija, Lehtësia e padurueshme e qenies etj. Shumica e librave të tij janë përkthyer nga Saverina Pasho, Mirela Kumbaro dhe Balil Gjini dhe janë botuar nga Dituria. Librat në shqip të Milan Kunderës i gjeni online dhe tek Leximtari.al
Mosdija – Milan Kundera
- Autori: Milan Kundera
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Mirela Kumbaro
- Redaktori: Mariana Ymeri
Në këtë roman, Milan Kundera është marrë me konceptet e mungesës, kujtesës, harresës dhe mosdijes dhe i ka shndërruar ato në një roman të shkëlqyer dhe mallëngjyes.
900.00 L Çmimi origjinal qe: 900.00 L.810.00 LÇmimi i tanishëm është: 810.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Një burrë dhe një grua takohen rastësisht ndërsa po kthehen në atdheun e tyre, të cilin e kishin braktisur 20 vjet më parë, kur ata zgjodhën të mërgonin.
A do të arrijnë të kapin fillin e historisë së tyre të çuditshme të dashurisë, të këputur pothuajse që në njohje dhe pastaj të humbur në detin e historisë? E vërteta është se pas një mungese të tillë të gjatë “kujtimet a tyre nuk ngjasojnë; nuk përputhen më”.
Ne gjithmonë besojmë se kujtimet tona përkojnë me ato të personit që kemi dashur, se ne përjetojmë të njëjtat gjëra. Por ky është vetëm një iluzion.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 178 Faqe
- Data e publikimit: 24/01/2014
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: L'Ignorance
- Vendi i botimit: Tirane
- Numri i ribotimeve: 2 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2023

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.