Milan Kundera
Milan Kundera është një nga shkrimtarët më të shquar të Europës Lindore në shekullin e XX. I lindur më 1 prill 1929 në Çekosllovaki, ai mërgoi në Francë më 1975 dhe më 1981 u bë qytetar francez i natyralizuar. Ka shkruar edhe në çekisht edhe në frëngjisht. Përkthimet e librave të tij në frëngjisht i ka korrigjuar gjithmonë vetë, për këtë arsye ato nuk konsiderohen përkthime, por vepra origjinale. Për shkak të censurës komuniste në vendlindje, librat e tij u ndaluan. Ai është bërë shumë i njohur me libra si: Shakaja, Përjetësia, Identiteti, Mosdija, Lehtësia e padurueshme e qenies etj. Shumica e librave të tij janë përkthyer nga Saverina Pasho, Mirela Kumbaro dhe Balil Gjini dhe janë botuar nga Dituria. Librat në shqip të Milan Kunderës i gjeni online dhe tek Leximtari.al
Nje takim – Milan Kundera
- Autori: Milan Kundera
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Severina Pasho , Mirela Kumbaro
- Redaktori: Mariana Ymeri
Me kalimin e viteve, Kundera na ka mësuar ta shikojmë romanin si një krijesë të brishtë dhe të çmuar, që jeton në një histori të vetme: por kurrë nuk na e kishte zbuluar në mënyrë kaq të qartë dhe magjepsëse fizionominë e romancierit dhe fiziologjinë e tij të dhimbshme, jetike, të fshehur.
1, 000.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.900.00 LÇmimi i tanishëm është: 900.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Kur Paul Valéry u zgjodh të ulej, në vitin 1925, në mes të “të pavdekshmëve” të Akademisë Franceze, u detyrua – ai që nuk kishte ndonjë respekt të veçantë për artin e romanit – të shprehte, në fjalën që mbajti, lëvdatat për Anatol Francin, paraardhës i tij.
Në një “panegjirik” që u bë legjendar, jo vetëm që ia doli të fliste për Francin pa ia përmendur kurrë emrin, por, me një pabesi të hollë, i krahasoi veprat e tij me ato të Tolstoit, Ibsenit, Zolasë, duke e akuzuar për lehtësinë e tyre.
Nuk është çudi, na paralajmëron Kundera: vështirë se romancieri hyn në radhët e atyre që mishërojnë shpirtin e një kombi.
Pikërisht për hir të artit të vet, romancieri është kryesisht “i fshehtë, i paqartë, ironik” dhe sidomos – i fshehur pas personazheve të tij – ai zor se identifikohet në një bindje, në një qëndrim: ajo që ka rëndësi për të, nuk është Historia (e aq më pak politika), por “misteri i aktorëve të saj”.
Ashtu si Beckett-i, ai është i lirë, madje edhe nga ndjenja e virtytshme e detyrës, që do ta donte rob të një vendi a të një gjuhe; ashtu si Danilo Kiš-i, ai nuk pranon çdo etiketë, qoftë edhe atë joshësen e emigrantit apo disidentit…
Dhe shpesh përfundon në listat e zeza, që rregullojnë shijet letrare: sidomos kur, si Malaparte, na zbulon bukurinë e zymtë të një realiteti të çmendur, Europës së re, të lindur nga një disfatë e madhe, dhe një mënyre të re, fitimtare dhe fajtore, të të qenit europian.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 192 Faqe
- Data e publikimit: 12/01/2023
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane
- Numri i ribotimeve: 2 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2023

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.