Portreti i Dorian Greit – Toena
- Autori: Oscar Wilde
- Shtëpia botuese: Toena
- Përkthyesi: Nikoleta Kalldremxhi
Portreti i Dorian Greit sjell para lexuesit temën e shkatërrimit të jetës së një të riu nën efektin e së keqes dhe parazitizmit dhe mbivlerësimit të së bukurës, në fund të shekullit XIX në Angli. Ky roman mbetet një nga veprat më të arrira të Oscar Wilde, – i hedhur në qarkullim nga Botimet Toena
1, 000.00 L
Mund të kihet me paraporositje
Përshkrimi
Duke kombinuar elementet e një fabule të tmerrshme mesjetare, libri përqendrohet në një gjetje të mrekullueshme; ndërsa Dorian Grei zhytet në jetën e krimit dhe të epshit pa fund, trupi i tij mban rininë dhe gjallërinë, portreti i pikturuar nga miku i tij Basil Halluard, ditë pas dite grumbullon gjurmët e fshehura të së keqes, të cilat i duhet t’i mbajë fshehur nga bota.
Për mbi një shekull kjo fabul e tmerrshme e magjepsëse, e mbushur me ankth siguroi popullaritet të madh. Radhitet si vepra më e rëndësishme e Wild-it përmes krijimeve të tij dhe midis arritjeve klasike të këtij lloji. Dorian Grei, ky fëmijë i dashurisë e i vdekjes, të cilin mund ta bëje ose titan ose një lodër, fillon me një lutje shkatërrimin e tij, lutjen që ai të ngelej i ri e portreti të ishte ai që të mplakej.
I veshur me rrobën e rinisë, të lehtë e të papërgjegjshme ai e bën dashurinë e tij për Sibil Vane të cekët, e veten heroin mëkatar të tragjedisë së saj. Por e kupton se… bukuria kishte qenë për të veçse një maskë dhe rinia e tij një parodi.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 274 Faqe
- Data e publikimit: 01/07/2006
- Titulli origjinal: The Picture of Dorian Grey
- Vendi i botimit: Tirane
- Numri i ribotimeve: 2 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2026

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.