Mitch Albom

Mitch Albom është autor i një numri të madh librash artistikë dhe joartistikë, të cilët, së bashku, janë shitur në 42 milionë kopje në mbarë botën dhe janë botuar në 48 gjuhë. Ai ka shkruar tetë libra që kanë zënë vendin e parë në listën e bestsellerëve të New York Times, përfshirë “Të martat me Morin” (Tuesdays with Morrie), librin me kujtime më të shitur të të gjitha kohërave. Gjithashtu, ai është autor i filmave televizivë të vlerësuar me çmime, pjesëve teatrale, skenarëve, një kolumne gazetareske të shpërndarë në nivel kombëtar, si dhe i një vepre muzikore. Falë punës së tij në gazetën Detroit Free Press, Albom është përfshirë si në “National Sports Media Association Hall of Fame”, ashtu edhe në “Michigan Sports Hall of Fame”. Në vitin 2010, ai u nderua me “Red Smith Award” për arritjet e tij gjatë gjithë karrierës. Ai është themelues i organizatës jofitimprurëse SAY Detroit, e cila u krijon njerëzve në nevojë në Detroit mundësi për të përmirësuar jetën dhe për të arritur suksesin, përmes nismave të rëndësishme në fushën e shëndetësisë, strehimit dhe arsimit. Për të ndihmuar në financimin e kësaj organizate, Albom ka themeluar gjithashtu një dyqan ëmbëlsirash dhe një linjë kokoshkash gourmet. Albom drejton edhe Have Faith Haiti, një shtëpi dhe shkollë për fëmijët e varfër dhe jetimët në Port-au-Prince, të cilën ai e viziton çdo muaj. Ai jeton në Michigan së bashku me bashkëshorten e tij, Janine. Nga ky autor janë sjellë në shqip dy romane të tij, të cilët i gjeni edhe tek Leximtari.al.

Te martat me Morin

Nje roman tejet kuptimplote per raportet e jetes me vdekjen, per menyren sesi njeriu perballet me semundjen dhe per empatine njerezore, – e cila eshte percjelle thjeshte dhe ndjeshem ne raportet e studentit me profesorin e cili ndan pervojat e nje jete te tere te cilat mund te sherbejne per secilin prej nesh. Nese ka nje liber kaq te thelle per momentet e mbrame te jetes njerezore, sa Vdekja e Ivan Iliç i Lev Tolstoit, padyshim qe ky roman eshte Te martat me Morin

Çmimi origjinal qe: 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 680.00 L.

Mund të kihet me paraporositje

9789994341870
SKU: BOMS0047
0

Përshkrimi

Një histori e vërtetë për domethënien e jetës, e rrëfyer në këto faqe libri, mund të duket e paimagjinueshme, por Mitch Albom-i, shkrimtar bashkëkohës amerikan, e ka realizuar këtë. Ai rrëfen historinë e mësuesit që ia ndryshoi atij jetën, duke i treguar arsyet e vërteta pse kemi ardhur në këtë botë dhe gjërat të cilave duhet t’u gëzohemi.

Kur ishte diplomuar, Mitch Albom-i, rrëfyesi, i kishte thënë profesorit të vet të parapëlqyer, Mori Shvarcit, se do t’i ruanin lidhjet. Megjithëkëtë, Mitch-i nuk merr vesh asgjë për profesorin e vjetër, derisa një ditë mëson nga një intervistë në televizion se mësuesi i tij i parapëlqyer në kolegj, Mori, vuan nga ALS, një sëmundje vdekjeprurëse.

Ai përshkon shumë milje, takohet me mësuesin e vjetër çdo të martë dhe Mori, profesori i moshuar, i mëson gjëra të reja rreth jetës dhe se çfarë duhet të kërkojmë në të vërtetë. Mitch-i nis të kuptojë se si fillon të përmirësohet jeta e tij me ndihmën e Morit.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Te martat me Morin”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori