Tortura – Tomas Vaiseta
- Autori: Tomas Vaiseta
- Shtëpia botuese: OMBRA GVG
- Përkthyesi: Xhimi Lazri
Një roman që shkon kundër rrymës së prirjeve letrare bashkëkohore, që kërkon shumë nga lexuesi, i cili duhet të ndjekë rrjedhën shpeshherë të copëzuar e të çrregullt të mendimeve të rrëfimtarit. Por, dalëngadalë, ai nis të kuptojë arsyen e kësaj zgjedhjeje narrative. Është një libër jokonvencional, që luan me absurden dhe groteskun, pa e lënë mënjanë as humorin e zi.
1, 300.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 300.00 L.1, 105.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 105.00 L.
Mund të kihet me paraporositje
Përshkrimi
“Tortura” i Tomas Vaisetas shënon zbulimin e një autori të veçantë, i cili premton të lërë gjurmë në letërsi…
Ngaqë ndihet krejt i vetmuar, por edhe ngaqë gjithçka lëviz me shpejtësi marramendëse në mendjen e tij, Sharli e ka të vështirë të filtrojë informacionin.
Autori e lë atë të humbasë në reflektime mbi ekzistencën, mbi atë që mund dhe nuk mund të thuhet, dhe mbi kufijtë e përkushtimit. … ai është përgjegjës për pastrimin e skenës ku aktorët mishërojnë martirë, duke përjetuar “në të vërtetë” mizori të tmerrshme, përpara se të nxirren nga skena me këmbët përpara, si kufoma. Sa makabër, aq edhe grotesk, ky roman tronditës e mban të mbërthyer lexuesin deri në fund, pa e humbur për asnjë çast kontrollin mbi rrëfimin.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 322 Faqe
- Data e publikimit: 27/10/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.