Jose Saramago

JOSÉ SARAMAGO (lindi më 1922 në Azinhaga, Portugali, vdiq në Tias, ishujt Kanari, në vitin 2010) është një nga romancierët më të mëdhenj të shekullit XX dhe të dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XXI. Fitues i çmimit Nobel për letërsinë në vitin 1998, ai është i njohur në mbarë botën. Shtëpia Botuese  “Dudaj” ka sjellë në shqip disa nga kryeveprat e tij, si Verbëria, Perëndia dorace, Ungjilli sipas Jezu Krishtit. Duke botuar romanin Tjetri si unë, po i japim lexuesit edhe një kryevepër tjetër të letërsisë botërore, që u shkrua në fillim të këtij shekulli. Librat e Jose Saramagos i gjeni edhe tek Leximtari, online dhe në librarinë fizike.

Udhetimi i perkryer

500.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

0071
SKU: BDR0071
0

Përshkrimi

“…të dy më këmbë, të rinj e të bukur, përballë fotografit, me një hije serioziteti solemn (ndoshta shprehje frike nga “makina”), që është e pamundur të ndalet, e cila mbërthen figurën, mbi fytyrat e ruajtura përjetësisht të ngurosura kësisoj, ngaqë parandienin se dita që do të vinte më pas do të ishte pashma-ngshmërisht e ndryshme, një tjetër ditë…

Ime më e ka bërrylin e djathtë të mbështetur mbi një kolonë të lartë, ndërsa në dorën e majtë, të flakur çrregullt përgjatë trupit, mban një lule. Im atë e kalon krahun e djathtë pas shpinës së mamasë e dora e tij me kallo shfaqet mbi shpatullën e saj si të ishte një flatër. Të dy qëndrojnë, të trembur, mbi një tapet me degëzime. Në sfond, pëlhura vë në dukje arkitektura të vagëlluara neoklasike.”

Dhe arrita në përfundimin: “Duhej të vinte patjetër dita kur do t’i rrëfeja këto gjëra. Asnjëra prej tyre nuk ka rëndësi, veçse për mua.

Një gjysh berber nga Afrika e Veriut, një tjetër gjysh bari derrash, një gjyshe mrekullisht e bukur, dy prindër hijerëndë e të sjellshëm, një lule në një portret – cila gjenealogji tjetër mund të më interesojë? Te cili dru më i mirë se ky mund të mbështetem?”

[Nga fjala e mbajtur në ceremoninë e laureimit me çmimin Nobel.]

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Udhetimi i perkryer”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.