Vezhguesi – Evald Flisar
- Autori: Evald Flisar
- Shtëpia botuese: OMBRA GVG
- Përkthyesi: Elisa Ivanaj
Një thriller i guximshëm metafizik, mbi kufirin e paqartë midis realitetit dhe fiksionit. “Vëzhguesi” i Flisarit është një roman psikologjiko-filozofik që ka në qendër individin të përfshirë në një lojë shumë të ndërlikuar mes realitetit, kujtesës dhe imagjinatës.
1, 300.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 300.00 L.1, 105.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 105.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Simoni, ose siç vetëquhet Barton Flink, student dhe dramaturg, i dështuar, gjendet në dilemën egzistenciale kur merr vesh se i ka mbetur edhe një vit jetë.
I ndodhur në marrëdhënie dhe në situata me njerëz që e bëjnë gjithnjë e më të vështirë të dallojë atë që po përjeton vërtet nga ajo që vetëm beson se po ndodh, i brengosur pozicionohet në rolin e vëzhguesit të jetës. Por, edhe pse i qartë në vendimet e tij, ai kupton se nuk mund të qëndrojë përgjithmonë jashtë jetës.
Marrëdhëniet që ai krijon me personazhet e tjerë, që mbajnë emrat e artistëve të famshëm si Vinsent Vega – Al Paçino, Vudi Allen apo Uma Thurman, të cilët e vëzhgojnë atë, e shtyjnë të përballet me pyetje mbi identitetin, zgjedhjen dhe kuptimin e ekzistencës.
Kufiri midis asaj që është reale dhe asaj që është e krijuar në mendjen e tij bëhet gjithnjë e më i paqartë.
Nëpërmjet këtij subjekti, Flisari ka ndërtuar një rrëfim intrigues për njeriun në dilemat e të kuptuarit të vetes, botës dhe jetës, që kurrë nuk mund të jetë rregullatori i tyre në rolin e vëzhguesit…
Ky është një roman që shtron disa pyetje monumentale:
Cili është çmimi i lirisë dhe i lumturisë?
A është paraja që mund ta blejë lirinë dhe lumturinë e individit?
A mund të ndërtojë një botë më bukur dashuria?
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 360 Faqe
- Data e publikimit: 05/10/2026
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.