Zonjusha mbreselenese Kesidi
- Autori: Meihan Boey
- Shtëpia botuese: OMBRA GVG
- Përkthyesi: Hedera Ceni
Zonjusha e mrekullueshme Kesidi, që i zgjidh të gjitha problemet me qetësi, të sjell në mend Meri Popinsin, arkeologen detektive Amelia Peabadi, madje edhe aventurieren austriake Ida Pfeiffer, e cila ka vizituar Singaporin në shekullin e XIX. Në librin “Zonjusha mbresëlënëse Kesidi”, flokëkuqja Leda Kesidi përballet me fantazmat, mallkimet e vjetra dhe shpirtrat e mbinatyrshëm në Singaporin e viteve 1890, duke dëshmuar guxim dhe zgjuarsi të jashtëzakonshme. Zbuloni këtë roman magjepsës, tashmë të disponueshëm në Leximtari.
Përshkrimi
Misteret e Singaporit, fantazmat hantu dhe fuqitë e pashpjegueshme të Leda Kesidit
Në Singaporin e viteve 1890, ka shumë mënyra se si mund ta humbasësh jetën: nëse nuk sëmuresh nga malaria, jetën mund të ta marrin fantazmat hantu. Por as njëra dhe as tjetra nuk përbëjnë problem për flokëkuqen Leda Kesidi, një nxënëse me rezultate shumë të mira që të gjitha sfidat e jetës i ka zgjidhur falë cilësive të saj të veçanta.
Kur ajo mbërrin në Singapor nga Skocia për të shërbyer si kujdestare për Sara Xhejnin — fëmija e fundit e mbijetuar e familjes së madhe Bendemir — zbulon se pinjollët e kësaj familjeje nuk janë zhdukur nga ethet tropikale, por nga një pontianak që prej kohësh përndjek kopshtin e tyre. Dhe për këtë, Leda duhet të gjejë një zgjidhje të menjëhershme.
Në ndërkohë, ajo ka tërhequr vëmendjen e vejanit të pasur Kai Uing Tong, familja e të cilit vuan nga një mallkim i tmerrshëm. Me dy vajza binjake për të edukuar dhe shqetësuar për fatin e tyre, ai kërkon ndihmë. Kesidi pranon me kënaqësi të punojë për të, duke besuar se mund të ofrojë qetësi, por sapo mbërrin zbulon se shtëpia është e sulmuar nga shpirtra dhe fantazma pa fund. Sapo e çon në prehje një krijesë të mbinatyrshme, një tjetër i zë vendin menjëherë. Atëherë Leda duhet të përballet me forca shumë më të lashta e më të fuqishme se çdo gjë që ka hasur më parë… për të mos përmendur ngacmimet e papritura që ndjen brenda shpirtit të saj.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 412 Faqe
- Data e publikimit: 15/02/2026
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Titulli origjinal: Formidable miss Cassidy
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.