Flutura Açka

Flutura Açka është një nga zërat më të spikatur të romanit bashkëkohor shqiptar, njëherësh edhe poete, botuese dhe aktiviste në politikë. Ka lindur në vitin 1966 në Elbasan Është diplomuar për Statistikë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1988 dhe për Gjuhë - Letërsi më 2001 në Universitetin e Elbasanit. Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpi botuese. Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese me qendër në Tiranë. Flutura Açka është shumë e njohur me poezinë e saj. Në vitin 1997 ajo mori çmimin ndërkombëtar “Lira e Strugës” në Netët e Poezisë Strugane ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite. Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë evropianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli-Europa në Itali. Përfaqësohet me poezitë e saj në pjesën më të madhe të antologjive të poezisë shqipe në gjuhë të huaj dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në shumë gjuhë. Edhe proza e saj po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, edhe jashtë vendit. Romani i saj i parë “Vetmi gruaje”, është përkthyer dhe botuar këtë vit në gjuhën bullgare. Me romanin “Biri” ka arritur një kulminacion si romanciere. Ndër veprat më të njohura janë edhe “Kukullat nuk kanë atdhe”, Të ftuar në rrethin e dhjetë, Hiri, Vetmi gruaje, etj.  Flutura Açka e ndan jetën e saj mes Tiranës dhe Utrechtit, Hollandës. Një pjesë të librave të kësaj autoreje i gjeni tek Leximtari.

1914 – vellimi i pare – Flutura Acka

Romani “1914” është libri i parë i një trilogjie historike, që sikurse mëton titulli, ngrihet mbi ngjarjet e periudhës historike shqiptare gjatë përgatitjes për ardhjen në Shqipëri, mbretërimin dhe largimin e Princ Vidit në kapërcyell, dhe gjatë vitit 1914. Porosite që tani romanin më të ri të Flutura Açkës, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Mediaprint

1, 300.00 L

Mund të kihet me paraporositje

0667
SKU: MEP0667
0

Përshkrimi

Vlorë e vjeshtës së vonë.

Jemi një vit pas Shpalljes së Pavarësisë dhe hovi i patriotëve për shtetin e ri europian, vazhdon ende.

Dy oficerët të lartë holandezë të ngarkuar nga mbretëria e tyre, vijnë në Shqipëri me detyrën të shohin nga afër kushtet për ngritjen e xhandarmërisë shqiptare, e cila do të mbrojë mbretërinë më të re europiane dhe Princ Vidin, të cilin Fuqitë e Mëdha e kanë zgjedhur tani si mbret për shqiptarët.

Në kapërcyell të viteve në qytetet bregdetare shqiptare do të ndodhin ngjarje të shumta, të cilat do ta paraprijnë festën e ardhjes së Princit në Durrës në 7 mars 1914. Në ndërkohë nga Parisi, një konteshë e hijshme po niset të vizitojë Shqipërinë, e joshur sa nga turizmi i shteteve të rinj, aq edhe nga joshja ndaj një politikani shqiptar. Edhe ndërkombëtarët e Vlorës duken një shpurë luksi që pak lidhje kanë me shqiptarët.

Kryministri i zgjedhur, Turhan pashë Përmeti, do të niset shpejt nga Stambolli, por në udhën për në Shqipëri duhet të tërheqë me vete edhe të shkuarën e tij të trazuar. Jeta, me të gjitha laryshitë e veta në këtë rrëfim të rrëmben dhe të zhvendos në një kohë tjetër, bashkë me magjepsjen për të njohur personazhe historike, të cilëve ua ke dëgjuar emin dhe dëshiron t’i njohësh edhe si qenie të kohës së vet njerëzore.

Kush e përgatiti puçin ndaj Qeverisë së Përkohshme shqiptare në janar të vitit 1914?

Pse iu caktua Holandës detyra e ngritjes së Xhandarmërisë shqipare?

A përputhej harta me territorin e Shqipërisë së vitit 1914 pas copëtimit të madh dhe kush e pengonte mbretërinë e re shqiptare?

Kush e vrau kolonel Tomsonin më 15 qershor 1914 në Durrës?

A është plumbi i vërtetë ai që u bart nga Durrësi në Holandë bashkë me trupin e kolonelit dhe që për më shumë se një shekull mbahet si paja e vdekjes së tij?

A ishte aq rastësore apo e qëllimtë, erdhi vërtet nga kallamishtet goditja fatale ndaj kolonel Tomsonit apo ishte pjesë e një plani politik për zhbamjen e mbetërimit të Princ Vidit?

A dështoi Misioni i Parë Holandez i Paqes në Shqipëri 1913-14 apo dështoi vetë projekti i Fuqive të Mëdha për mbretërinë shqiptare?

Kush pengoi Shqipërinë europiane të vitit 1914?

A ka ardhur koha që shqiptarët numërojnë siç duhet miqtë dhe armiqtë e historisë së tyre?

A ka adhur dita për disa ndjesa historike, sikurse po ndodh në Europën e sotme dhe historinë e saj kolonizuese?

Pse po fshihet gjurma e Masakrës së Hormovës?

Cila është e vërteta e ngjarjeve të vitit të hidhur 1914?

Këto janë një pjesë e pyetjeve që trilogjia historike “1914” përpiqet t’i japë përgjigje, gjithnjë në kufjtë e rrëfimit artistik, pa yshtjen të përvijojë, të gjykojë apo të detyrojë rishikimin apo rishkrimin e historisë, edhe pse nuk është asnjëherë vonë për të vërtetën.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “1914 – vellimi i pare – Flutura Acka”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.