Viktor Canosinaj
Viktor Canosinaj është autor i njohur i letërsisë shqipe, ku suksesi i tij spikat në letërsinë për fëmijë dhe të rinj. Lindi në maj të vitit 1960 në qytetin e Vlorës, ku banonte edhe familja e tij. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë. Pasi kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në vitin 1984, Viktor Canosinaj punoi si mësues letërsie në shkollën e mesme të Shupenzës në rrethin e Dibrës deri në vitin 1990, me një shkëputje prej një viti, kur ndoqi kursin pasuniversitar për Kritikë Letrare. Pas një përvoje të shkurtër në Kinostudio, ai fillon punë si gazetar dhe editor lajmesh, pjesën më të madhe të kohës në ATSH. Viktor Canosinaj e nisi aktivitetin letrar në moshë të re, duke botuar vjersha e tregime e duke fituar në moshën 14-vjeçare çmimin e parë në një konkurs kombëtar letrar organizuar nga Radio Tirana. Libri i tij i parë, një novelë për fëmijë, u botua në vitin 1981. Në vitin 1984 u pasua nga një roman me temë historike po për fëmijë. Në vitin 1989 botohet romani i tij i parë për të rritur “Katër yje në qytet”, i cili fitoi çmim kombëtar. Ka lëvruar kryesisht romanin për të rritur, por dhe për të rinj e fëmijë. “Katër yje në qytet”, “Një copë tokë nën qiell”, “Vajza përtej murit”, “Mallkimi i grave”, “Pianistja belge”, “Vite blu”, “Hëna mbi kështjellë”, “Engjëjt nuk zbresin në tokë”, “Dashuri në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë, shumë prej të cilëve, me në krye romanin “Meriyll”, vazhdojnë të qëndrojnë bestseller në treg: “Nesër do të jetë ndryshe”, “Të gjithë tulipanët e botës”, “Një dashuri sa dy oqeane”, “Ëndërr amerikane”, “Ata kërkonin lumturinë”, “Në rrugë”, “Lamtumirë guaska ime”, “Princi Diellor”, “P4”, “Lulemaji”, “Monstrat e Rrugës së Mimozave”, “Bormal”, “Në kërkim të princeshës Ujëvarë”, “Ëndrrat e anijes me vela”, “Aventurat me ishullin lundrues”, “Zemra në pëllëmbë të dorës”. Viktor Canosinaj ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për librin më të mirë për fëmijë e të rinj në vitet 1996 dhe 2002. Romani i tij “Meriyll” është renditur në Listën e Nderit të IBYY-t për vitin 2002. Pas një anketimi të kryer nga UNICEF-i, Lëvizja “Mjaft” dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë, në vitin 2006, Viktor Canosinaj u shpall shkrimtari më i lexuar për fëmijë e të rinj. Në vitin 2009 u shpall autori më i lexuar nga biblioteka komunale e Prishtinës. Në vitin 2008 mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Librit në Berlin. Romani “Mall i kaltër” është mbështetur mbi disa motive të jetës së piktorit të shquar italo-shqiptar Ibrahim Kodra. Ai prek moshen e tij të fëminisë dhe rinisë dhe atë të pjekurisë artistike. Rrëfimi në roman është i gershetuar në tre veta: veta e parë, tregon Kodra, veta e dytë, pjesa më e veçantë e rrëfimit, eshte piktori në moshe te pjekur që ndjek veten me imagjinatë; veta e tretë rrëfen autori. Nderkohë këto rrëfime alternohen me bisedën mes Kodres dhe nje diplomateje italiane, me të cileë ai po udhëton me avion për në Shqipërinë e vitit 1973, në kulmin e diktaturës komuniste. Një pjesë të librave të Viktor Canosinaj i gjeni online tek Leximtari.al.
Ajo kerkonte nje hero
- Autori: Viktor Canosinaj
- Shtëpia botuese: Dyrrah
Autori më i dashur i të rinjve, Viktor Canosinaj, rikthehet me një roman të fuqishëm që godet në zemër të sfidave të adoleshencës. Pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Meriyll”, ky botim i ri trajton hapur krizën e identitetit dhe fenomenin e dhunës mes moshatarëve. Një libër shqip i domosdoshëm për çdo adoleshent që kërkon të gjejë rrugën e tij, si dhe për prindërit që duan t’i kuptojnë ata.
Gjejeni këtë rrëfim kurajoz në Leximtari.
Përshkrimi
Si t’i mbijetosh bullizmit dhe të gjesh vetveten?
Në romanin “Ajo kërkonte një hero”, shkrimtari Viktor Canosinaj zhytet thellë në realitetin e ashpër të të rinjve të sotëm. Kjo vepër nuk fshihet pas fjalëve të bukura, por përballet drejtpërdrejt me dhunën fizike e psikologjike (bullizmin) dhe me krizën e madhe identitare që po kalon ky brez.
Në qendër të këtij rrëfimi është beteja për të mbrojtur vlerat personale përballë një mjedisi shpesh armiqësor e përqeshës. Përballë këtyre sfidave, libri sjell një mesazh të fortë qëndrese, të frymëzuar nga filozofia e Mahatma Gandhi-t:
“Vlerat e dikujt mund të përfliten, të nëpërkëmben, të përqeshen mizorisht, por ato nuk mund të merren kurrë, vetëm nëse dorëzohen. Si fillim, bullizuesit ju nënvlerësojnë, pastaj qeshin me ju, më tej ju luftojnë, por në fund ju fitoni.”
Për lexuesit që janë rritur me “Meriyll” apo “Pandashmërisht Meriyll”, ky roman ofron të njëjtën ndjeshmëri dhe mjeshtëri tregimtare. Është një zë inkurajues për këdo që ndihet i pakuptuar në rrugëtimin e vështirë drejt pjekurisë. Porositni kopjen tuaj tani.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 156 Faqe
- Data e publikimit: 22/02/2026
- Mosha e leximit: mbi 12 vjeç
- Vendi i botimit: Durres

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.