Marcin Szczygielski
Marcin Szczygielski ka lindur në vitin 1972. Ai është shkrimtar, gazetar dhe dizajner ka lindur në Varshavë, autor i shumë botimeve, është fitues tre herë i Konkursit Letrar Astrid Lindgren Grand Prix, dhe i çmimeve Duzy Dong, Green Gosling dhe i Qytetit të Varshavës. Romani i tij vjen në shqip nga OMBRA GVG dhe e gjeni online, tek Leximtari.al
Antosia ne pafundesi
- Autori: Marcin Szczygielski
- Shtëpia botuese: OMBRA GVG
- Përkthyesi: Arjonela Qorri
Ky roman i rrallë i letërsisë bashkëkohore polake për fëmijë dhe të rinj, i sjell lexuesve të vegjël disa ngjarjeve pak të njohura të rezistencës dhe betejave të së Polonisë, gjatë luftës kundër nazistëve dhe regjimit sovjetik, ngjarje që sot rikthehen në vëmendje përballë agresionit Rus ndaj Ukrainës.
Përshkrimi
Antosia e vogël jeton e lumtur në një shtëpizë pranë pyllit Brentówka, në kreshtat lindore të Polonisë. Bota e saj e qetë tronditet në shtatorin e vitit 1939, kur Polonia u pushtua nga Gjermania naziste dhe më pas nga Rusia Sovjetike. Kur babai i saj largohet për në luftë, nëna dhe Antosia, arrestohen nga NKVD, [Komisariati i Punëve të Brendshme dhe Policia Sekrete e Bashkimit Sovjetik] dhe internohen në kolkozet e Kazakistanit.
Edhe pse e vogël në moshë, Antosia duhet të mbijetojë në një ambient ku mbizotëron terrori i policisë sekrete dhe propoganda komuniste. Ajo dhe shoqja e saj Rutka gjejnë mënyra të ndryshme për të mos iu nënshtruar dhunës dhe presionit të Kupczyszynit, oficerit të devotshëm të NKVD-së që sillet me kolkozin si me pronën e tij private. Përveç terrorit sovjetik, ato duhet të përballojnë edhe mungesën e ushqimeve dhe veçanërisht , acarin e dimrit të gjatë, kur edhe uji nëpër puse vazhdimisht kthehej në akull.
Nëpërmjet fatit të trazuar të heroinës së tij, Marcin Szczygielski zbulon dramën e mijëra fëmijëve polakë gjatë Luftës së Dytë Botërore, që u morën me dhunë nga shtëpitë e tyre me urdhër të Stalinit dhe u internuan në Kazakistan apo gulagët e tmerrshëm të Siberisë.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 336 Faqe
- Data e publikimit: 08/09/2026
- Mosha e leximit: mbi 12 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.