Fernando Aramburu
Fernando Aramburu (San Sebastian, 1959) ka mbaruar për filologji hispanike në Universitetin e Saragosës dhe qysh nga viti 1985 banon në Gjermani. Tashmë konsiderohet si një nga prozatorët më të shquar në gjuhën spanjishte, është autor i shumë romaneve, disa nga të cilët kanë marrë çmime prestigjioze në Spanjë. Libri “Atdheu” është romani i tij i përkryer. Një histori e domosdoshme, e guximshme dhe prekëse, që impohet për t’u lexuar nga të gjithë. Një nga librat më të mahnitshëm në letërsinë e sotme spanjolle. Librat e autorit i gjeni tek libraria Leximtari.
Atdheu
- Autori: Fernando Aramburu
- Shtëpia botuese: Dudaj
- Përkthyesi: Bashkim Shehu
Përshkrimi
Ditën që ETA njofton se i ka lënë armët, Bitori niset për në varrezë që t’i tregojë varrit të të shoqit, Çatos, vrarë nga terroristët, se ajo ka vendosur të kthehet në fshatin ku kanë banuar.
A mund të bashkëjetojë me ata që e ngacmonin para dhe mbas atentatit që i kishte shkatërruar jetën asaj dhe familjes?
A do të mund ta mësojë kush ishte njeriu me kapuç që i vrau të shoqin një ditë me shi, duke u kthyer nga puna?
Sado që ajo shkon fshehurazi, prania e Bitorit e prish qetësinë e rreme të fshatit, sidomos të komshijes, Mirenit, mikja e saj e ngushtë dikur dhe nëna e Joshe Marit, një terrorist i burgosur për të cilin Bitori ka dyshimet më të tmerrshme.
Çfarë ndodh midis këtyre dy grave? Çfarë ka treguar jeta e bijve dhe e burrave të tyre, aq të lidhur në të kaluarën?
Me sfilitjet e fshehura dhe me bindjet e palëkundshme, me plagët dhe me veprimet e guximshme, historia e fuqishme e jetëve të tyre para dhe mbas kraterit që hapi vdekja e Çatos na thotë se, në një komunitet të shkatërruar nga fanatizmi politik, është e pamundur të harrosh dhe është e nevojshme të falësh.
REVIEWS
“Një roman thjesht i përkryer… një shembull i letërsisë së madhe”
– La Vanguardia
“Një tension rrëfimi që arrin të mbahet nga fillimi në fund. Një libër i jashtëzakonshëm”
– El Diario Vasco
“Pa asnjë dyshim, një nga romanet më të mira të viteve të fundit”
– ABC
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 640 Faqe
- Data e publikimit: 27/09/2019
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.