Namik Dokle

Namik Dokle u lind më 11 mars 1946 në Durrës. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, si dhe në Fakultetin e Ekonomisë Agrare, Universiteti Bujqësor, Tiranë. E ka nisur karrierën profesionale si gazetar në gazetën “ Puna” , më pas është zgjedhur kryeredaktor i kësaj gazete. Gjithashtu ka qenë kryeredaktor i gazetës “ Zëri i Popullit”. Më 1994 ai ndoqi një kurs specializimi për gjuhën dhe kulturën spanjolle në Universitetin Complutense, Madrid. Më 1995 u specializua pranë Këshillit të Europës për Problemet Parlamentare, Strasburg dhe më 1997 ndoqqi një kurs specializimi për problemet e tranzicionit në Madrid. Në funksionet e tij parlamentare në vitin 1997-2001 do të zgjidhej Zëvendëskryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa në 2001-2002: Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. 2010- Shtator 2013: Zëvendëskryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në 2004-2005 do të mbante detyrën e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në tetë legjislatura dhe është anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme. Ai ka shkruar mbi 700 artikuj, ese, intervista në shtypin shqiptar dhe intervista në shtypin italian, francez, amerikan, grek dhe spanjoll. Namik Dokle është autor i disa librave publicistikë si “Piedestale pa statuja”, dramave “Shën Mëria e Beratit” dhe “Dënimi i dytë i Homerit”, si dhe veprave letrare “Vajza e mjergullës”, “Mjegulla e dimrit të largët”, “Vallëzim me hënën”, dhe romani i tij më i fundit “Asnjë trokitje në qiell”

Atje ku dielli lind dy here

Shkrimtari i njohur Namik Dokle ka permbledhur ne nje tre romanet e tij qe i jane kushtuar vendlindjes dhe lidhen drejtperdrejt me te. Permes fuqise se fjales, me forcen e gjuhes lokale, ku realiteti dhe fantazia shkrihen ne nje, – a thua sikur te kemi te bejme nje nje realizem magjik, autori ka percjelle aftesite e tij narrative, duke kulmuar si romancier.

2, 000.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789928960351
SKU: BTO0881
0

Përshkrimi

“Atje ku dielli lind dy herë – Saga e Gorës” e shkrimtarit Namik Dokle është një dëshmi letrare që shfaqet pashmangshëm edhe si fat dhe frymë ekzistence, si ngjyresë dhe prani në tekstet e të tri romaneve të saj dhe ku vendlindja shndërrohet në identitet.

Tri romanet e Namik Dokles, veçmas krijimtarisë së endur në dramatikë dhe në prozën e shkurtër, pak më herët, përfaqësojnë hapësirën e sugjeruar, si shenjëzim etik dhe estetik, ndonëse janë tregues identitar të vendlindjes, të Gorës, ku takohen kufijtë, besimet, etnitë dhe gjuhët e ndryshme.

Pranëvënia e tyre, e të tri librave, që kanë plazmuar vendlindjen, vatrën e frymimit të shkrimtarit, ka bërë që nga njëra anë, të shihen si të ndarë, si tri tekstet që kanë në qendër Gorën, djepin ku u përkundën ëndrrat fëminore të autorit.

“Trilogjia Atje ku dielli lind dy herë – Saga e Gorës” përmban tre romane:

“Vajzat e mjegullës”

Romani i një dashurie të madhe, ku vërshojnë ndjesitë e dashurive ekzistenciale: dashuria për jetën, për vendlindjen, për njerëzit, për gjuhën, për zakonet identifikuese, për mitet dhe legjendat ende të gjalla.

“Ditët e lakuriqëve të natës”

Në këtë roman, gjashtë ditët e kohës letrare, vijnë përmes digresionit, japin shkërmoqjen e ëndrrave. Në fshatin e dashurisë së shprehur me lule, ka rënë tërbimi. Për ta qartësuar mjegullën absurde shkon biologu. Kujtesa e përmbysur e linjave, narrativës dhe simbolikës, së lakuriqëve dhe dhelprave të kuqe, plazmojnë magjikën e tjetërsimit të qenies. Kllapia e zhgjëndrrës, derdhur si “ironi intertekstuale” e Eco-s, është zbulesa e vrasjes së dashurisë, aty ku njeriu i ri, i Partisë dhe i Sigurimit, shkel me këmbë dijetarin, dëshmon rebusin letrar…

“Lulet e skajbotës” (i cili në këtë trilogji vjen me titullin “Gora pa zogj”)

Te ky roman lodrojnë bashkë, në një gjeografi sa reale aq edhe mistike, jeta dhe vdekja, dashuria dhe urrejtja, dhimbja dhe gëzimi, krenaria dhe përçmimi, e shkuara dhe e tashmja; qielli, toka dhe nëntoka. Kjo botë që njohim, por edhe një botë tjetër atje, në skajin ku njerëzit përveç ajrit frymëmarrin ende mite dhe legjenda.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Atje ku dielli lind dy here”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.