Lucinda Riley
Lucinda Riley është shkrimtare e njohur irlandeze e cila njihet për suksesin me serinë 7 motra, e cila është përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës, përfshirë edhe në gjuhën shqipe. Ajo ka lindur më 16 shkurt 1965 në Irlandë. Pas karrierës si aktore në filma, teatër e televizion, shkroi librin e parë, në moshën 24-vjeçare. Saga e Shtatë motrave është kthyer në fenomen botëror dhe një kompani hollivudiane produksioni ka blerë të drejtat për një seri televizive bazuar mbi këta libra. Librat e saj janë nominuar për çmime të ndryshme: Bancarella (Itali), The Lovely Books (Gjermani) dhe çmimin Romantic Novel of the Year (Britania e Madhe). Më 2020, fitoi çmimin holandez Platinum, për më tepër se 300 000 kopjet e shitura për një roman të vetëm brenda një viti – çmimi për herë të fundit ishte fituar nga J. K. Roëling për Harry Potterin. Autore bestseller e Sunday Times dhe Neë York Times. Në bashkëpunim me të birin, Harry Whittaker, shkroi një seri librash për fëmijë: The Guardian Angels. Për shumë vite jetoi në Norfolk të Anglisë dhe më 2015 realizoi ëndrrën e saj, duke blerë një fermë të veçuar në West Cork, Irlandë, të cilën përherë e ndjeu si shtëpinë shpirtërore. Këtu shkroi edhe pesë librat e fundit të sagës. Më 2017, Lucinda u diagnostikua me kancer dhe më 11 qershor 2021 ndërroi jetë, e rrethuar nga familja e saj. Libri i fundit i serisë “7 motra”, Pa Salti është shkruar bashkë me djalin e tij. Librat e Lucinda Riley të përkthyer në 37 gjuhë vazhdojnë të emocionojnë lexuesit anembanë botës. Romanet e kësaj autoreje janë përkthyer në shqip nga Agim Doksani, Albana Nexhipi Lekaj, Arta Marku, etj. Ato janë botuar nga Dituria. Për ata që duan t’i kenë në bibliotekën e tyre, romanet e Lucinda Riley i gjeni tek Leximtari.al
Atlasi, historia e Pa Saltit
- Autori: Lucinda Riley
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Oriana Tamburi, Ornela Islami
- Redaktori: Jeta Hamzallari
Pas një jete të tërë me dashuri e humbje, duke kapërcyer pareshtur kufij dhe oqeane, libri Atlasi. Historia e Pa Saltit, me bashkautor Harry Whittakerin, shënon fundin mahnitës dhe të paharrueshëm të serisë Shtatë motrat të Lucinda Rileyt.
Përshkrimi
Paris, 1928.
Familja Landovski gjen në kopshtin e shtëpisë një djalosh pa ndjenja. Një hap e ndan nga vdekja, por familja e shpëton dhe e mirëpritet si të ishte fëmija i saj. Ai është i sjellshëm, i matur dhe i talentuar, një djalë i mrekullueshëm, por, për të mos treguar se kush është në të vërtetë, mbyllet në një heshtje kokëfortë.
Djaloshi rritet, merr mësime në Konservatorin e Parisit, zbulon dashurinë, duket se është gati t’i gëzohet jetës e të harrojë tmerret e së shkuarës. Ndërkaq, në të gjithë Europën një e keqe po lind e rritet dhe askush nuk është më i sigurt. Me zemër dhe mendje, ai e ndien se është koha të largohet sërish. 2008, deti Egje.
Të shtatë motrat mblidhen së bashku për herë të parë, në bordin e Titanit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait enigmatik që e donin aq shumë.
Për habinë e të gjithëve, është motra e humbur, Meropi, ajo që Pa Salti ka zgjedhur t’i besojë të kaluarën e tyre. Ajo sjell me vete ditarin e çmuar të tij. Por për çdo të vërtetë të zbuluar, lind një pyetje tjetër.
Motrat duhet të përballen me idenë se babai i tyre i adhuruar ishte dikush që e njihnin pak. Dhe akoma më tronditës është fakti që këto sekrete të varrosura prej kohësh, mund të kenë pasoja për to edhe sot. Në këtë përfundim epik të serisë Shtatë motrat, gjithçka do të zbulohet.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 792 Faqe
- Data e publikimit: 01/01/1970
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Atlas the story of Pa Salt
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.