Beloved – E shtrenjta
- Autori: Toni Morrison
- Shtëpia botuese: Dudaj
- Përkthyesi: Çetina Bushati
- Redaktori: Olta Demi
Shtëpia botuese “Dudaj” ka sjellë në shqip nga shkrimtarja nobeliste Toni Morrison “Beloved – E shtrenjta”, është një roman i fuqishëm që trajton plagët e skllavërisë, kujtesën dhe dashurinë më të thellë njerëzore. Një rrëfim emocional dhe tronditës, që ndërthur realitetin me elemente mistike, duke sjellë një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë botërore.
Përshkrimi
Ky është një roman i fuqishëm dhe tronditës mbi skllavërinë, kujtesën, fajin dhe dashurinë më të thellë njerëzore, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë amerikane. Duke vështruar pa mëshirë në honin e skllavërisë, ky roman magjepsës e shndërron historinë në një rrëfim sa të fuqishëm, po aq edhe intim.
Sethi, protagonistja e këtij romani, lindi skllave dhe arriti të arratisej në Ohajo, por tetëmbëdhjetë vjet më vonë ajo ende nuk e ka fituar lirinë. Nuk i shqiten nga mendja kujtimet e Sweet Home-it, fermës së bukur ku ndodhën kaq shumë gjëra të tmerrshme. Dhe shtëpia e re e Sethit përndiqet nga fantazma e foshnjës së saj, që vdiq pa emër dhe varri i së cilës mban të gdhendur një fjalë të vetme: “Beloved-E shtrenjta”.
Plot me poezi të hidhur dhe me një tension të fortë, romani “Beloved-E shtrenjta” është një arritje madhështore letrare nga fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi, Toni Morrison.
“Një kryevepër… e mrekullueshme… Nuk mund ta imagjinoj letërsinë amerikane pa të.”-John Leonard, Los Angeles Times
“Një arritje e përkryer… një kryevepër e letërsisë amerikane.”-A.S. Byatt, Guardian
“Një triumf.”-Margaret Atwood, New York Times Review of Books
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 368 Faqe
- Data e publikimit: 16/03/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Beloved
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.