Soraya Lane

Soraya Lane eshte autorja e njohur ne te gjithe boten, por edhe nga lexuesit ne Shqiperi me serine Bija e humbur, ose Bijat e Shtepise Houp. Si fëmijë, Soraya ëndërronte të bëhej autore, duke rikrijuar llojin e historive që i lexonte me etje ditë e natë. Kaluan shumë vite dhe sot Soraya po jeton ëndrrën e saj. Ajo punon si autore me kohë të plotë dhe shkruan çdo ditë, krahas “punës” tjetër si nënë. Soraya e përshkruan të qenët autore si “karriera më e bukur në botë” dhe shpreson të vazhdojë të shkruajë për shumë vite të tjera. Soraya e pëlqen të kalojë ditët duke krijuar personazhe për romanet e saj, ndërsa shtëpia e saj është një burim i vazhdueshëm frymëzimi. Ajo jeton me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj në një fermë të vogël në Zelandën e Re, e rrethuar nga kafshë, me një zyrë që sheh nga një fushë ku kuajt e tyre kullosin. Romanet historike të Sorayës mbi Luftën e Dytë Botërore, të botuara nga Lake Union, janë shitur në mbi 1 milion kopje në mbarë botën, ndërsa seria e saj ndërkombëtare bestseller “Bijat e humbura” është përkthyer në 22 gjuhë, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, dhe ka debutuar në listën gjermane të bestsellerëve Spiegel, në Dutch Bestseller dhe në listën norvegjeze të librave paperback. Tre romanet e para të serisë janë shitur tashmë në mbi 500,000 kopje në mbarë botën. Librat Bija italiane, Bija kubane dhe Bija e ishullit jane botuar nga Dituria ne shqip dhe gjenden edhe tek Leximtari.

Bija e safirit

Libri i katërt i serisë mbarëbotërore “Bijat e Shtëpisë Houp”, “Bija e safirit”, vjen më në fund në shqip (pas sukseseve “Bija italiane”, “Bija kubane” dhe “Bija e ishullit”). Gjithçka fillon kur shtatë gra të reja thirren në një zyrë avokatie në Londër, për të zbuluar se gjithçka mendonin se dinin për të kaluarën e tyre është e gabuar. Pas jetës në dukje të zakonshme të gjysheve të tyre fshihen histori të pabesueshme dashurie, sakrifice dhe guximi. Zbuloni këtë sagë magjepsëse, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

1, 250.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928816962
SKU: BDI0924
0

Përshkrimi

Një gur i çmuar, dy epoka dhe një sekret familjar që kërkon të zbulohet

Në ditët e sotme në Londër, Xhorxhia duket se është tepër e zënë me jetën e saj për të rendur pas historisë së gjyshes. Por gjithçka ndryshon kur, brenda një kutie të vjetër të drunjtë, ajo gjen një gur të çmuar rozë dhe një artikull misterioz gazete. Zbulimi se ky gur nuk është gjë tjetër veçse safiri i zhdukur i një kurore të famshme, e cila dikur i përkiste familjes mbretërore italiane, e intrigon atë pafundësisht. Për të zbuluar të vërtetën, Xhorxhia udhëton drejt peizazheve mahnitëse të Zvicrës. Atje ajo bie në gjurmët e familjes së saj dhe takon koleksionistin e artit Luka Kaufmanin, një burrë i cili për vite me radhë ka qenë në kërkim të këtij guri legjendar.

Ndërkohë, në Gjenevën e vitit 1951, rrotullohet një tjetër fat. Delfina jetonte e lumtur me dy fëmijët dhe bashkëshortin e saj në Itali, derisa bota i shembet përsipër. Të detyruar të lënë çdo gjë pas e të shkojnë diku tjetër, tragjedia thellohet kur Xhovani, burri i familjes, i braktis. Kur gjithçka duket e humbur, ajo takon Florianin, një biznesmen të suksesshëm, me të cilin përjeton një dashuri vërtet të madhe në krahët e njëri-tjetrit. Mirëpo, pak para se të martohen, jeta e godet sërish Delfinën. Floriani bie viktimë e një aksidenti fatal, duke e detyruar atë të marrë një vendim thellësisht zemërthyes.

Si lidhen këto dy gra përmes kohës dhe çfarë të vërtetash të fshehura ruan “Bija e safirit”?

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Bija e safirit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.