Soraya Lane

Soraya Lane eshte autorja e njohur ne te gjithe boten, por edhe nga lexuesit ne Shqiperi me serine Bija e humbur, ose Bijat e Shtepise Houp. Si fëmijë, Soraya ëndërronte të bëhej autore, duke rikrijuar llojin e historive që i lexonte me etje ditë e natë. Kaluan shumë vite dhe sot Soraya po jeton ëndrrën e saj. Ajo punon si autore me kohë të plotë dhe shkruan çdo ditë, krahas “punës” tjetër si nënë. Soraya e përshkruan të qenët autore si “karriera më e bukur në botë” dhe shpreson të vazhdojë të shkruajë për shumë vite të tjera. Soraya e pëlqen të kalojë ditët duke krijuar personazhe për romanet e saj, ndërsa shtëpia e saj është një burim i vazhdueshëm frymëzimi. Ajo jeton me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj në një fermë të vogël në Zelandën e Re, e rrethuar nga kafshë, me një zyrë që sheh nga një fushë ku kuajt e tyre kullosin. Romanet historike të Sorayës mbi Luftën e Dytë Botërore, të botuara nga Lake Union, janë shitur në mbi 1 milion kopje në mbarë botën, ndërsa seria e saj ndërkombëtare bestseller “Bijat e humbura” është përkthyer në 22 gjuhë, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, dhe ka debutuar në listën gjermane të bestsellerëve Spiegel, në Dutch Bestseller dhe në listën norvegjeze të librave paperback. Tre romanet e para të serisë janë shitur tashmë në mbi 500,000 kopje në mbarë botën. Librat Bija italiane, Bija kubane dhe Bija e ishullit jane botuar nga Dituria ne shqip dhe gjenden edhe tek Leximtari.

Bija kubane

Vjen në gjuhën shqipe libri i dytë i serisë mjaft të dashur “Bijat e Shtëpisë Houp”, përmes përkthimit të shkëlqyer të Albana Nexhipi Lekajt. I hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Dituria, ky roman mbresëlënës është një ftesë për të zbuluar sekrete të thella familjare, fuqinë e së kaluarës dhe forcën e pashmangshme të fatit. Një udhëtim emocional që nis nga një send i vogël për të zbuluar një histori madhështore dashurie dhe tragjedie në një vend të largët e ekzotik. Zbuloni këtë sagë të re magjepsëse ekskluzivisht në Leximtari.

1, 250.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928816603
SKU: BDI0613
0

Përshkrimi

Një emblemë misterioze dhe sekretet e një perandorie sheqeri në Havanë

Në romanin magjepsës “Bija kubane”, gjithçka nis nga një send i vogël që i ngjan një kutie bizhuterish. Brenda saj, Klaudia ruan diçka thellësisht të çmuar: një copëz letër me skicën e një embleme, e cila është i vetmi fragment nga një e kaluar e panjohur. Kjo kuti i përkiste dikur gjyshes së saj, një figurë enigmatike për të cilën Klaudia nuk di asgjë. Pikërisht në momentin kur duket se jeta e saj ka marrë tatëpjetën, ky zbulim bëhet pikënisja e një udhëtimi që do ta çojë shumë larg realitetit të saj të përditshëm.

Ky udhëtim emocionues e dërgon atë drejt e në Havanë të Kubës, përballë një shtëpie të madhe e hijerëndë, të braktisur që nga vitet ’50. Fillimisht ngjan si një fotografi bardhezi e mbetur pezull në kohë, por pas atyre tullave të zverdhura e të mbuluara me myshk fshihen histori të rëndësishme dashurie, pasionesh, zhgënjimesh dhe një tragjedi e papërshkrueshme. Klaudia fillon të gërmojë në të shkuarën e familjes së pasur Diaz dhe perandorisë së tyre të sheqerit. Aty, jeta e saj gërshetohet me fatin e Esmeralda Diazit, një gruaje të përfshirë në një dashuri të ndaluar dhe pa të ardhme, pikërisht në pragun e ngjarjeve të mëdha historike që përmbysën vendin.

Duke bashkuar copëzat e jetës së paraardhësve, Klaudia zbulon çelësin për t’ia nisur nga e para. Për këtë histori të jashtëzakonshme rreth gjetjes së vetvetes përmes të shkuarës, kritika ndërkombëtare është shprehur:

“Soraya Lane – një emër suksesi.”The Bookseller

“Askush nuk di të prekë zemrat si Soraya Lane… kjo mjeshtre e rrëfimit vazhdon të afirmojë pozitën e saj si një nga shkrimtaret më të guximshme dhe më të talentuara të këtij zhanri.”Cata Romance

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Bija kubane”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.