Bionde – Joyce Carol Oates

Më shumë se një biografi, “Bionde” është një roman epik dhe i dhimbshëm për identitetin, iluzionin dhe dëshirën që të tjerët të të duan për atë që je. Një vepër e madhe letrare që e shndërron një ikonë të mitizuar në një qenie të gjallë, të brishtë dhe thellësisht njerëzore.

2, 000.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928838513
SKU: PEG0511
0

Përshkrimi

Ajo ishte ëndrra e çdo burri, por realiteti i askujt. Përpara se bota ta njihte si Marilyn Monroe, ajo ishte Norma Jeane Baker: një vajzë e ndjeshme, e vetmuar me një etje të pashuar për dashuri, vëmendje dhe një vend ku të ndihej e sigurt.

Në këtë roman magjepsës, Joyce Carol Oates rindërton me guxim jetën e një prej ikonave më të mëdha të shekullit të kaluar, duke e shndërruar mitin në një histori të thellë njerëzore.

Romani “Bionde” ndjek rrugëtimin e Norma Xhinit që nga fëmijëria e vështirë në jetimoret e Los Anxhelosit deri te shkëlqimi verbues i famës në

Hollivud, jetën e një gruaje që jetoi mes ëndrrës dhe ankthit, mes dashurisë dhe shfrytëzimit. Me një gjuhë poetike dhe një ndjeshmëri të jashtëzakonshme, Oates zbulon çmimin e famës, dhunën e pasionit dhe boshllëkun pas buzëqeshjes që pushtoi botën.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Bionde – Joyce Carol Oates”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.