Dasmoret
- Autori: Alison Espach
- Shtëpia botuese: Pegi
- Përkthyesi: Stefan Paloka
“Dasmorët” nga Alison Espach është një roman tërheqës dhe thellësisht njerëzor që zbulon se si një ngatërresë e rastësishme mund të ndryshojë jetën përgjithmonë. Fibi Stoun mbërrin në një hotel luksoz në pikën më të dëshpëruar të jetës së saj, e veshur me elegancë por pa asnjë bagazh, vetëm për t’u ngatërruar nga të pranishmit si një e ftuar në një dasmë madhështore. Një përplasje e papritur planesh mes saj dhe nuses do t’i hapë rrugë një njohjeje të re dhe një shansi për të gjetur dritën e humbur. Një histori emocionuese për shpresën dhe fillimet e reja, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Përshkrimi
Një mbërritje e papritur, një dasmë madhështore dhe shansi i dytë për jetën
Është një ditë e mrekullueshme në Njuport, Rod Ajlend, kur Fibi Stoun mbërrin në hotelin luksoz Cornwall Inn, e veshur me një fustan elegant mëndafshi, në ngjyrë të gjelbër dhe këpucë me taka ngjyrë ari, pa as edhe një çantë me vete. Të pranishmit në hollin e hotelit, që janë të gjithë të ftuar në një dasmë, e pandehin menjëherë si njërën prej dasmorëve.
Mirëpo Fibi s’ka asnjë lidhje me dasmën. Ajo ka ardhur sepse prej vitesh ëndërron që të kalojë disa ditë aty. Në ëndrrat e saj, ajo pinte kokteje me të shoqin, duke soditur perëndimin. Tani, krejt fillikat dhe në pikën më të dëshpëruar të jetës, ka vendosur ta përkëdhelë veten për herë të fundit, e bindur se ky është fundi i rrugëtimit të saj.
Ndërkaq, nusja është përgatitur me detaje për çdo pengesë të mundshme në festimet që pritet të zgjasin një javë të tërë—me përjashtim të Fibit dhe vendimeve të saj të paparashikueshme. Planet krejtësisht të kundërta që kanë, do t’i detyrojnë të dyja gratë të flasin dhe të njihen thellësisht me njëra-tjetrën. E kështu, pak nga pak, rastësia e vogël e një rezervimi në hotelin e dasmorëve do të kthehet në një nga mundësitë më të mëdha shëruese që ofron jeta.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 432 Faqe
- Data e publikimit: 01/11/2025
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.