Cristina Caboni
Cristina Caboni është shkrimtare e njohur italiane e cila spikat për pasionet e veta në jetën e përditshme. Ajo i është përkushtuar biznesit familjar të mirëmbajtjes dhe rritjes së bletëve, dhe kultivimit të trendafilave. Për një kohë të gjatë ajo ësahtë marrë edhe me botën e parfumeve dhe kultivimit të esencave të ndryshme. Këto pasione kanë shërbyer për të shkruar edhe romanet e saj të cilët janë kthyer në bestseller në Itali dhe janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Romani që e bëri të njohur në vendin e saj por edhe në botë është Shtegu i parfumeve. Ky roman dhe romane të tjera janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe: Kopshti i luleve sekrete, Libralidhësja e historive të humbura, Vajza e mjaltit, Parfumi të njeh dhe Dhoma e endëses. Të gjithë këto libra janë sjellë në shqip nga shtëpia botuese Dituria dhe i gjeni edhe tek libraria Leximtari.
Dhoma endese
- Autori: Cristina Caboni
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Agim Doksani
Dhoma e endëses është libri i duhur për të gjithë ata që duan të ëndërrojnë, por janë të bindur se edhe ëndrrat mund të bëhen realitet, për ata që duan të zbulojnë dhe të mësojnë për fusha të reja, për ata që janë entuziastë për modën, por mbi të gjitha për ata që duan histori emocionuese dhe të shkruara me art
Përshkrimi
Këtë herë, me romanin e saj të ri, Cristina Caboni hyn në fushën e modës, për të treguar me emocion historinë e Kamilës, Marianës dhe sidomos Katerina Fraut, të vetëquajtur Maribela, një stiliste që gjatë Luftës së Dytë Botërore njihej si “Endësja e ëndrrave”.
Rrobat e saj kishin gjithmonë vende të fshehta, me kuletëza të përshtatshme për të ruajtur sekretet dhe ëndrrat e personit që i vishte. Kamila, që prej disa kohësh jeton dhe punon në një atelie në Belaxhio, befas është e detyruar të braktisë gjithçka, sepse Mariana, gruaja që e rriti si ta kishte bijë, ka nevojë për mbështetjen e saj.
Në një baule të vjetër, Mariana ruan një fustan të qepur nga duart e Maribelës: aty Kamila gjen një qese të vogël, me një frazë urimi për një jetë të lumtur. Është e vetmja gjurmë që Mariana ka për të gjetur motrën, të cilën nuk e njohu kurrë.
Kamila nuk e di çfarë lidhjeje mund të ketë mes Maribelës dhe motrës së Marianës. Por është e gatshme të bëjë gjithçka për ta gjetur. Dhe intuita nuk e gënjen: Parisi është vendi prej nga nis kërkimin; stofrat, pëlhurat dhe skicat janë udha që duhet ndjekur.
Një rrugë gjarpërore, po aq e ndërlikuar sa çdo fill ngjarjesh nga e kaluara. Sepse misteret që presin të zbulohen janë në çdo cep. Sepse Maribela luftoi për të mbrojtur idetë e veta. Sepse, duke ndjekur gjurmët, Kamila rrëmon brenda vetes, ku rreh një zemër, që as gjilpëra më e mprehtë nuk mund ta gërvishtë.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 319 Faqe
- Data e publikimit: 17/08/2019
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: La stanza della tessitrice
- Vendi i botimit: Tirane
- Numri i ribotimeve: 2 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2024

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.