E verteta qe me ndoqi
- Autori: Rajmonda Trokthi
- Shtëpia botuese: Botimet Jozef
Ky libër është një dëshmi e fuqisë së një gruaje, e dashurisë së një nëne dhe e betejës për të mos u dorëzuar kurrë, edhe kur jeta duket e padrejtë.
Përshkrimi
Disa histori nuk tregohen sepse dhembin shumë. Kjo është njera prej tyre.
Historia ndjek jetën e një vajze që rritet mes sakrificave të një nëne të vetme, duke besuar për vite me radhë një gënjeshtër të madhe: se babai i saj kishte vdekur nga sëmundja.
Një natë, ajo zbulon të vërtetën që i ndryshon jetën përgjithmonë. Nëna e saj kishte vrarë babanë. Kjo e vërtetë e thyen dhe e detyron të largohet, duke nisur një jetë të re larg familjes.
Me kalimin e viteve, ajo krijon familjen e saj dhe beson se më në fund ka gjetur lumturinë. Por gjithçka shembet kur zbulon tradhtinë e burrit dhe një krim të rëndë që prek vajzën e saj, Dean.
Një plagë e thellë që përsërit historinë e së kaluarës dhe nxjerr në pah një cikël dhimbjeje që kalon nga një brez në tjetrin.
Mes varfërisë, dhunës, tradhtisë dhe humbjes, ajo lufton për të mbrojtur vajzën e saj dhe për të mbijetuar. Kur e vërteta del në dritë, ajo përballet me një vendim ekstrem që do ta çojë drejt një
fundi të dhimbshëm, por të pashmangshëm.
Në fund, historia vazhdon përmes zërit të vajzës, e cila përpiqet të shërojë plagët e së kaluarës dhe të ndërtojë një jetë ndryshe , një jetë pa frikë, pa dhimbje dhe pa përsëritur gabimet e
prindërve.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 72 Faqe
- Data e publikimit: 25/05/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Durres

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.