Egnatia – Dhurata Kasa

Me një rrëfim që ndërthur dimensionin historik me atë bashkëkohor, Egnatia fton lexuesin të zbulojë se çfarë mbetet nga e kaluara brenda nesh dhe si mund të bëhet njohja e saj një udhë drejt vetvetes. Sepse disa rrugë nuk lidhin vetëm vende. Ato lidhin kohë, fate dhe jetë njerëzore.

Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Mund të kihet me paraporositje

9789928960979
SKU: BTOE0678
0

Përshkrimi

Ka histori që nuk përfundojnë kurrë. Ato vetëm presin të rizbulohen. Kush jemi ne, përtej emrit që mbajmë, vendit ku lindim dhe kohës në të cilën jetojmë?

Sa nga e kaluara jonë mbetet e gjalë brenda nesh, edhe kur nuk dimë ta shpjegojmë?

Egnatia është një udhëtim mes dy kohëve, dy botëve dhe dy përjetimeve të jetës:

Në njërën anë, Iliria e lashtë, ku pushteti i Romës, ndërtimi i një rruge madhështore dhe takimi mes dy qytetërimeve ndërthuren me fatet njerëzore, pasionet dhe zgjedhjet që mund të ndryshojnë një jetë.

Në anën tjetër, Londra e sotme, ku një vajzë shqiptare përpiqet të ndërtojë të ardhmen e saj, pa e shkëputur veten nga rrënjët që e kanë formësuar.

Egnatia Topi mbart një emër që është shumë më tepër se një emërtim: është gjurmë historie, lidhje me një tokë dhe një enigmë që kërkon përgjigje.

Mes kujtimeve të fëmijërisë, rrëfimeve të gjyshes, ëndrrave të pashpjegueshme dhe udhëtimit drejt Shqipërisë, ajo nis të kërkojë filin që lidh të tashmen e saj me një të kaluar të largët. Por historia nuk jeton vetëm në gurë, rrënoja e monedha të lashta.

Ajo jeton edhe në dashuri, në ndarje, në heshtje dhe në zgjedhjet që bëjnë njerëzit përbalë detyrimit, lirisë dhe ndjenjave të tyre.

 

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Egnatia – Dhurata Kasa”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori