Diana Çuli

Diana Çuli është shkrimtare, përkthyese, autore e librit për fëmijë dhe studiuese e njohur e letërsisë shqipe, e vlerësuar me çmime në konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare. Diana Çuli njihet si një nga shkrimtaret më të rëndësishme të letërsisë sonë. Autore e shumë romaneve, vëllimeve me tregime, dramave, skenarëve të filmave artistikë, ajo ka shkëlqyer sidomos në prozën e gjatë. Midis romaneve që ka botuar ndër vite, janë vlerësuar në mënyrë të veçantë: “Dreri i trotuareve”, “Diell në mesnatë” dhe “Engjëj të armatosur”. Madje, romani “Engjëj të armatosur” është cilësuar si romani më i mirë shkruar për periudhën e diskutueshme të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, si një roman që hap udhën e mund të shërbejë si një pikënisje e re për trajtimin në mënyrë jodogmatike të kësaj periudhe. Proza e saj është përkthyer dhe botuar në Itali, Francë, Kinë, Rusi etj. Veç fushës së letërsisë, Diana Çuli ka spikatur gjatë 17 vjetëve të fundit si një nga aktivistet më efikase në mbrojtje të të drejtave të gruas, duke drejtuar “Forumin e pavarur të gruas” e duke luftuar me të gjitha mjetet demokratike për realizimin e këtij misioni fisnik. Në legjislaturën e fundit ajo është zgjedhur deputete në parlamentin shqiptar. Librat e Diana Çulit i gjeni edhe tek libraria Leximtari.al

Engjej te armatosur

“Engjëj të armatosur” ka marrë çmimin e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë Libri më i mirë i vitit 2007.

Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928277749
SKU: TOE0117
0

Përshkrimi

Frymëzuar nga një histori e vërtetë.

Ai është një komandant i famshëm, ajo komisare politike në të njëjtin batalion. Ajo është jashtëzakonisht e bukur, ai është tmerrësisht tërheqës. Bien në dashuri me njeri-tjetrin, por rregullat e egra të luftës nuk e pranojnë dhe nuk e lejojnë këtë dashuri të ndaluar. Ky faj duhej ndëshkuar me dënimin kapital: me ekzekutim. Si do të vendosë gjyqi partizan? Do t’i pushkatojë të dy? Apo vetëm njërin, atë që, sipas këtyre gjykatësve të malit, ka shtirë tjetrin në ngasje? Dhe kujt, prej të dyve, do t’i bjerë shorti tragjik? Kritika e ka vlerësuar romanin “Engjëj të armatosur” si romanin më të mirë të shkruar për periudhën e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri në këto tri dekada, si një roman që hap udhën e mund të shërbejë si një pikënisje e re për trajtimin në mënyrë jo dogmatike të kësaj periudhe.

 

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Engjej te armatosur”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori