Mitch Albom
Mitch Albom është autor i një numri të madh librash artistikë dhe joartistikë, të cilët, së bashku, janë shitur në 42 milionë kopje në mbarë botën dhe janë botuar në 48 gjuhë. Ai ka shkruar tetë libra që kanë zënë vendin e parë në listën e bestsellerëve të New York Times, përfshirë “Të martat me Morin” (Tuesdays with Morrie), librin me kujtime më të shitur të të gjitha kohërave. Gjithashtu, ai është autor i filmave televizivë të vlerësuar me çmime, pjesëve teatrale, skenarëve, një kolumne gazetareske të shpërndarë në nivel kombëtar, si dhe i një vepre muzikore. Falë punës së tij në gazetën Detroit Free Press, Albom është përfshirë si në “National Sports Media Association Hall of Fame”, ashtu edhe në “Michigan Sports Hall of Fame”. Në vitin 2010, ai u nderua me “Red Smith Award” për arritjet e tij gjatë gjithë karrierës. Ai është themelues i organizatës jofitimprurëse SAY Detroit, e cila u krijon njerëzve në nevojë në Detroit mundësi për të përmirësuar jetën dhe për të arritur suksesin, përmes nismave të rëndësishme në fushën e shëndetësisë, strehimit dhe arsimit. Për të ndihmuar në financimin e kësaj organizate, Albom ka themeluar gjithashtu një dyqan ëmbëlsirash dhe një linjë kokoshkash gourmet. Albom drejton edhe Have Faith Haiti, një shtëpi dhe shkollë për fëmijët e varfër dhe jetimët në Port-au-Prince, të cilën ai e viziton çdo muaj. Ai jeton në Michigan së bashku me bashkëshorten e tij, Janine. Nga ky autor janë sjellë në shqip dy romane të tij, të cilët i gjeni edhe tek Leximtari.al.
Genjeshtra e pare
- Autori: Mitch Albom
- Shtëpia botuese: Pegi
- Përkthyesi: Malvin Zaimi
- Redaktori: Aida Baro
Një roman, ku rrëfehet shkatërrimi që mund të sjellë gënjeshtra dhe mashtrimi jo vetëm në jetën e një individi, por në shkallë botërore. Gënjeshtari ynë i vogël i flet shpresës, në një rrëfim që do t’ju lërë pa frymë e do t’jua mbushë zemrën me fuqinë e shpirtit njerëzor dhe mirësinë që gjendet te secili prej nesh.
Përshkrimi
Në Selanikun e viteve ’40, komuniteti hebre ishte një nga më të mëdhenjtë, por lufta dhe mizoria naziste do të rrënonin gjithçka. Një histori Holokausti pak e njohur botërisht, por që do t’ju rrëmbejë zemrat.
11-vjeçari Niko Krispis nuk ka thënë kurrë një gënjeshtër të vetme në jetën e vet. Prandaj dhe shoqja e tij e klasës, Fani, e do fort.
Ndërsa, vëllai i tij më i madh, Sebastiani, mban një mëri të madhe përbrenda kundër tij pikërisht për dy arsyet e mësipërme. Ndërsa nazistët mbërrijnë në qytet, jeta e tyre, si dhe e gjithë hebrenjve të tjerë, do të marrë një rrjedhë të pashmangshme shkatërrimtare.
Mirësia dhe sinqeriteti i Nikos do të përdoren kundër komunitetit të tij, kur një oficer gjerman do ta shkëmbejë reputacionin e Nikos, që njihet për ndershmërinë e tij, me premtimin se do t’i shpëtojë familjarët nga kampi i përqendrimit. Kur Nikoja do të kuptojë pasojat e tradhtisë, nuk do të arrijë më kurrë të thotë të vërtetën.
Pjesën tjetër të jetës do ta kalojë duke ndërruar emra, vende dhe identitete, në kërkim të dëshpëruar të faljes, për veten dhe për njerëzit që do më shumë.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 394 Faqe
- Data e publikimit: 02/10/2024
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Titulli origjinal: The little liar
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.