Francis Scott Fitzgerald
Francis Scott Fitzgerald (1896-1940) është një nga shkrimtarët më të shquar amerikanë të shekullit XX dhe një nga zërat që i dhanë formë letrare Epokës së Xhazit. Me një prozë të përkorë, lirike dhe plot ironi, ai portretizoi shkëlqimin dhe zbrazëtinë morale të shoqërisë amerikane të asaj kohe, duke zbuluar, përtej pasurisë dhe suksesit, brishtësinë e ëndrrave njerëzore. “Getsbi i Madh” (1925), kryevepra e tij, zë sot një vend qendror në kanonin e letërsisë amerikane dhe mbetet një nga romanet më të lexuara e më të studiuara të shekullit XX.
Getsbi i madh – Albas
- Autori: Francis Scott Fitzgerald
- Shtëpia botuese: Albas
- Përkthyesi: Granit Zela
I botuar për herë të parë më 1925, romani i Francis Scott Fitzgerald-it është një nga kryeveprat e letërsisë amerikane. Një histori dashurie, iluzioni dhe humbjeje, por edhe një meditim mbi Ëndrrën Amerikane, kalimin e kohës dhe dëshirën njerëzore për të besuar se jeta mund të jetë më shumë nga ç’është. Sepse, në një botë ku njerëzit kanë gjithçka dhe nuk besojnë më në asgjë, Getsbi vazhdon të besojë.
1, 200.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.1, 020.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.
Mund të kihet me paraporositje
Përshkrimi
Në Amerikën e viteve njëzet, mes festave marramendëse dhe shkëlqimit të Epokës së Xhazit, Xhej Getsbi ka vënë një pasuri përrallore dhe ka krijuar për veten një identitet të ri. Gjithçka që ka ndërtuar i shërben një ëndrre: të rifitojë dashurinë e humbur dhe të rikthejë një të kaluar që beson se mund të përsëritet.
Por pas shkëlqimit të rezidencës së tij, muzikës, shampanjës dhe turmave të të ftuarve, fshihet vetmia e një njeriu, që kërkon diçka që paraja nuk mund ta blejë. “Getsbi i Madh” nuk është, në thelb, një roman për festat. Është një roman për atë që mbetet pasi festa ka mbaruar.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 224 Faqe
- Data e publikimit: 10/11/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: The great Getsby
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.