Selma Dino
Selma Dino, bija e vetme e dy prindërve të arsimuar e me kulturë perëndimore, lindi në Tiranë, më 1954-n. Në vitin 1979 përfundoi studimet në Universitetin e Mjekësisë dhe më pas specializimin për gjinekologji. Në vitin 1991, pas ndryshimit të sistemit, largohet nga Shqipëria me bashkëshortin po mjek dhe djalin e vogël, duke emigruar në Milano, Itali. Pas disa vitesh të vështira, arrin ta barasvlerësojë diplomën e saj në Universitetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë së Milanos, gjë që i dha mundësinë të ushtrojë profesionin e saj aq të dëshiruar të mjekes. Selma Dino eshte autore e nje sage me dy vellime, te cilen e gjeni edhe tek Leximtari.al
Gjerdani – Selma Dino
- Autori: Selma Dino
- Shtëpia botuese: Dudaj
1, 400.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.1, 190.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.
Mund të kihet me paraporositje
Përshkrimi
Selma Dino, bija e vetme e dy prindërve të arsimuar e me kulturë perëndimore, lindi në Tiranë, më 1954-n. Në vitin 1979 përfundoi studimet në Universitetin e Mjekësisë dhe më pas specializimin për gjinekologji. Në vitin 1991, pas ndryshimit të sistemit, largohet nga Shqipëria me bashkëshortin po mjek dhe djalin e vogël, duke emigruar në Milano, Itali. Pas disa vitesh të vështira, arrin ta barasvlerësojë diplomën e saj në Universitetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë së Milanos, gjë që i dha mundësinë të ushtrojë profesionin e saj aq të dëshiruar të mjekes.
Saga “Pasdite në kopshtin e shtëpisë”, me dy personazhe kaq të bukur në qendër, vijon të na mbajë mbërthyer që nga pjesa e parë “Piktura”, e pastaj “Muri” i ndarë në dy vëllime. Perlati dhe Ana tashmë janë në Shqipëri, për shkak të disa rrethanave fatkeqe. Regjimi komunist është instaluar në një Shqipëri të rraskapitur nga lufta dhe askush nuk mund të thotë se ç’do të ndodhë në të ardhmen. Kjo trajtohet në këtë pjesë të tretë, e cila ashtu sikurse dhe tek të tjerat, të lë me një ankth dhe shumë pyetje se ç’do të bëhet më pas.
Të nesërmen, teksa kalonin në Rrugën e Postës, një grup njerëzish ishin mbledhur para derës së dyqanit të argjendarit. Disa ndaleshin aty për pak, disa thjesht ngadalësonin hapin për të shuar kuriozitetin. Asgjë e veçantë nuk kishte ndodhur: ngjarja nuk e vlente kohën e tyre. Kish vdekur një reaksionar, një shfrytëzues, një shushunjë që kishte vënë pasuri mbi kurrizin e tyre… Ai qen kish bërë mirë që kish vdekur…
Saga “Pasdite në kopshtin e shtëpisë” është botuar në gjuhën shqipe me vëllimet: 1. Piktura; 2. Muri-Vëllimi 1 –Vëllimi 2; 3. Gjerdani. Së shpejti “Kthimi në kopsht”.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 390 Faqe
- Data e publikimit: 01/11/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.