Granti – Dhurata Kasa
- Autori: Dhurata Kasa
- Shtëpia botuese: Toena
Dhurata Kasa vjen me nje roman te ri per lexuesit, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Toena
1, 200.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.1, 020.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
… Të shkrirë nën krahët e njëri-tjetrit u dergjën për gati një orë mbi tapetin persian. Ana, papritur, i kishte mbushur sytë me lot. Ishte nata e fundit e një jete të jetuar intensivisht në krahët e një mashkulli tejet të bukur, por nuk e dinte nëse ishte i duhuri…
… Njerëzit sot jetojnë me bukë, jo me shpirt. Këta dy muaj të fushatës edhe unë kam menduar të jem një njeri, siç thua ti, më i mirë, por nuk më lanë. Çdo gjë fillon nga ata të dy që janë jashtë, – bëri me kokë nga bodigardët, – kufizimi i gjithçkaje. Unë nuk dal dot pa ta, punët e fushatës nuk u bënë pa ndërhyrje, ndryshime, pakte të fshehta. Paron nuk e lejuan të gatuante siç donte ajo, njerëzve nuk u treguam të vërtetat e demagogjisë që u servirëm. Verën që më solli në jetë nuk e pashë dot drejt e në sy, pasi unë nuk jam Granti i ëndërruar prej saj, i cili është po ai që ëndërron edhe ti. Pra, shkurt atë njeriun parimor nuk e pamë dhe nuk e takuam gjëkundi. Ose e fshehëm, e mbytëm, e zhdukëm.
Unë të siguroj se edhe ti, nuk do ta zgjedhësh kurrë atë.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 208 Faqe
- Data e publikimit: 14/02/2026
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.