Gratë e vogla rriten
- Autori: Louisa May Alcott
- Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
- Përkthyesi: Çlirim Mukli
Një vazhdim i lavdishëm i një klasiku që ka kapërcyer kufijtë e kohës, “Gratë e vogla rriten” i jep lexuesit kënaqësinë e rrallë të ndjekë heroinat e dashura në udhëtimin e tyre drejt pjekurisë dhe të zbulojë sfidat e reja që i presin. Motrat Març lënë pas mbrojtjen e fëmijërisë për të zbuluar rrugën e tyre të zemrës, mes dashurisë, artit dhe sprovave të jetës. Zbuloni këtë kryevepër të papërsëritshme, tashmë të disponueshme në Leximtari.
800.00 L Çmimi origjinal qe: 800.00 L.680.00 LÇmimi i tanishëm është: 680.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Kur fëmijëria merr fund dhe motrat Març përballen me botën e madhe
Motrat Març tashmë e kanë kaluar pragun e fëmijërisë. Megi, Xhoi, Beti dhe Emi tani duhet të përballen me botën përtej strofkës së mbrojtur të shtëpisë, shfaqjeve teatrale në dhomën e ndenjjes dhe lidhjes së thellë që i ka bashkuar përgjithmonë. Është koha e vështirë dhe e bukur që secila prej tyre të ndjekë rrugën e vet.
Pyetjet e fatit hapen një e nga një:
-
Megi, gjithmonë më romantikja e familjes, a do të martohet vallë?
-
Po Xhoi, shpirttrazuara dhe e guximshmja, a do të gjejë busullën e saj orientuese për të shkëlqyer në letërsi?
-
Ç’do të ndodhë me Betin, me pianon e saj të dashur dhe shëndetin e brishtë?
-
Po Emi, a e ka fituar tashmë urtësinë e moshës, apo do të lërë sërish pasionin për artin t’i trazojë shpirtin?
Koha i ndryshon lidhjet dhe madje edhe miqësitë mund të mos mbeten ashtu siç ishin dikur. Po Lori, ç’vend do të zërë në jetën e re të motrave? Jeta jashtë shtëpisë së familjes Març nuk do të jetë kurrë plotësisht e lehtë. Mirëpo, të mbështetura nga dashuria e ndërsjellë e familjes dhe nga miqtë e vjetër e të rinj, vajzat Març do të gjejnë gjithmonë forcën e brendshme për të zgjedhur rrugën e zemrës.
Më shumë info për këtë artikull
- Data e publikimit: 11/11/2025
- Mosha e leximit: mbi 12 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.