Grate luanesha te Teheranit

“Gratë luanesha të Teheranit”, i krahasuar me “Gjuetarin e balonave” është një roman magjepsës për miqësinë, dashurinë dhe guximin, si edhe një rrëfim prekës që zbulon fuqinë e jashtëzakonshme të lidhjeve të krijuara në fëmijëri.

1, 400.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928008572
SKU: BOSH0910
0

Përshkrimi

Në Teheranin e viteve 1950, Eli shtatëvjeçare jeton në bollëk e rehati, derisa vdekja e parakohshme e të atit e detyron atë dhe të ëmën të shpërngulen në një shtëpi të vogël në qendër të qytetit.

E vetmuar dhe e lodhur nga ankesat e pandërprera të së ëmës, Eli ëndërron të gjejë një shoqe që t’i lehtësojë vetminë.

Fati i buzëqesh ditën e parë të shkollës, kur takon Homën, një vajzë zemërmirë me shpirt të guximshëm dhe të papërmbajtshëm.

Së bashku luajnë, mësojnë të gatuajnë në kuzhinën me sobë guri të shtëpisë së ngrohtë të Homës, enden nëpër tezgat plot ngjyra të Pazarit të Madh dhe ëndërrojnë për t’u bërë “gra luanesha”.

Por lumturia e tyre tronditet kur Eli dhe e ëma kanë mundësinë të rikthehen në jetën e tyre të dikurshme borgjeze. Tashmë nxënëse e njërës prej shkollave më të mira të vajzave në Iran, Eli fillon t’i lërë pas kujtimet e Homës.

Megjithatë, vite më vonë, rikthimi i papritur i saj në botën e privilegjuar të Elit ndryshon përgjithmonë rrjedhën e jetës së të dyjave. Dy të rejat rriten, piqen dhe ndjekin secila rrugën e vet drejt së ardhmes. Por, ndërsa Irani zhytet në trazira politike, një tradhti tronditëse do të ketë pasoja që do t’ua ndryshojë jetën përgjithmonë.

REVIEWS

“Një roman emocionalisht magjepsës për miqësinë mes grave dhe luftën për të drejtat e tyre… një libër që duhet lexuar.”

– Denny S. Bryce, NPR

“Elegant… Një rrëfim i ndjerë dhe i shkruar mrekullisht për dy gra dhe zgjedhjet e tyre përgjatë më shumë se tridhjetë viteve.”

– Oprah Daily

“Një portret i fuqishëm i miqësisë, feminizmit dhe aktivizmit politik.”

– People

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Grate luanesha te Teheranit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.