Viktor Canosinaj
Viktor Canosinaj është autor i njohur i letërsisë shqipe, ku suksesi i tij spikat në letërsinë për fëmijë dhe të rinj. Lindi në maj të vitit 1960 në qytetin e Vlorës, ku banonte edhe familja e tij. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë. Pasi kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në vitin 1984, Viktor Canosinaj punoi si mësues letërsie në shkollën e mesme të Shupenzës në rrethin e Dibrës deri në vitin 1990, me një shkëputje prej një viti, kur ndoqi kursin pasuniversitar për Kritikë Letrare. Pas një përvoje të shkurtër në Kinostudio, ai fillon punë si gazetar dhe editor lajmesh, pjesën më të madhe të kohës në ATSH. Viktor Canosinaj e nisi aktivitetin letrar në moshë të re, duke botuar vjersha e tregime e duke fituar në moshën 14-vjeçare çmimin e parë në një konkurs kombëtar letrar organizuar nga Radio Tirana. Libri i tij i parë, një novelë për fëmijë, u botua në vitin 1981. Në vitin 1984 u pasua nga një roman me temë historike po për fëmijë. Në vitin 1989 botohet romani i tij i parë për të rritur “Katër yje në qytet”, i cili fitoi çmim kombëtar. Ka lëvruar kryesisht romanin për të rritur, por dhe për të rinj e fëmijë. “Katër yje në qytet”, “Një copë tokë nën qiell”, “Vajza përtej murit”, “Mallkimi i grave”, “Pianistja belge”, “Vite blu”, “Hëna mbi kështjellë”, “Engjëjt nuk zbresin në tokë”, “Dashuri në ikje”, “Fronti kaloi mbi çatitë tona”, “I pafund ishte oqeani”, “Mall i kaltër”. Më tej vijojnë rreth 20 libra për të rinj e fëmijë, shumë prej të cilëve, me në krye romanin “Meriyll”, vazhdojnë të qëndrojnë bestseller në treg: “Nesër do të jetë ndryshe”, “Të gjithë tulipanët e botës”, “Një dashuri sa dy oqeane”, “Ëndërr amerikane”, “Ata kërkonin lumturinë”, “Në rrugë”, “Lamtumirë guaska ime”, “Princi Diellor”, “P4”, “Lulemaji”, “Monstrat e Rrugës së Mimozave”, “Bormal”, “Në kërkim të princeshës Ujëvarë”, “Ëndrrat e anijes me vela”, “Aventurat me ishullin lundrues”, “Zemra në pëllëmbë të dorës”. Viktor Canosinaj ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për librin më të mirë për fëmijë e të rinj në vitet 1996 dhe 2002. Romani i tij “Meriyll” është renditur në Listën e Nderit të IBYY-t për vitin 2002. Pas një anketimi të kryer nga UNICEF-i, Lëvizja “Mjaft” dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë, në vitin 2006, Viktor Canosinaj u shpall shkrimtari më i lexuar për fëmijë e të rinj. Në vitin 2009 u shpall autori më i lexuar nga biblioteka komunale e Prishtinës. Në vitin 2008 mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Librit në Berlin. Romani “Mall i kaltër” është mbështetur mbi disa motive të jetës së piktorit të shquar italo-shqiptar Ibrahim Kodra. Ai prek moshen e tij të fëminisë dhe rinisë dhe atë të pjekurisë artistike. Rrëfimi në roman është i gershetuar në tre veta: veta e parë, tregon Kodra, veta e dytë, pjesa më e veçantë e rrëfimit, eshte piktori në moshe te pjekur që ndjek veten me imagjinatë; veta e tretë rrëfen autori. Nderkohë këto rrëfime alternohen me bisedën mes Kodres dhe nje diplomateje italiane, me të cileë ai po udhëton me avion për në Shqipërinë e vitit 1973, në kulmin e diktaturës komuniste. Një pjesë të librave të Viktor Canosinaj i gjeni online tek Leximtari.al.
Grua me emrin Meriyll
- Autori: Viktor Canosinaj
- Shtëpia botuese: Dyrrah
Historisë magjepsëse të Meriyllit i vjen më në fund fundi! Trilogjia e shumëdashur nga breza të tërë lexuesish mbyllet me sukses me romanin e tretë, “Grua me emrin Meriyll” nga autori i mirënjohur Viktor Canosinaj. Zbuloni rrugëtimin e shumëpritur të Merit dhe Sidit në këtë përfundim emocionues dhe thellësisht njerëzor, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Përshkrimi
Fundi i shumëpritur i një sage që pushtoi zemrat e lexuesve
Pas suksesit të romaneve “Meriyll” dhe “Pandashmërisht Meriyll”, libri që keni në duar, “Grua me emrin Meriyll”, shënon pjesën e fundit të sagës së dy heronjve të dashur, Merit dhe Sidit, si dhe të familjeve të tyre.
Në këtë roman, koha ka ecur përpara. Meri tani është një prokurore e shtetit me parime të forta, kurse Sidi një kirurg ortoped i suksesshëm. Ngjarjet zhvillohen në vitet e fundit, kur protagonistët ndodhen në moshën 40-45-vjeçare. Krahas trazimeve intime e emocionale të shkaktuara nga e ashtuquajtura “krizë e moshës së mesme”, ata përballen ballë për ballë me një sërë problemesh madhore që tronditin shoqërinë e sotme shqiptare.
Autori Viktor Canosinaj vizaton një panoramë realiste dhe të guximshme, duke prekur plagë të thella si korrupsioni, etja për pasurim të shpejtë, shthurja morale dhe krimi i organizuar. Megjithatë, mbi të gjitha këto sfida të errëta, lartësohet përpjekja fisnike njerëzore e Merit dhe Sidit për të ndërtuar me ndershmëri një jetë të lumtur e me dinjitet. Një përpjekje e cila shpesh ndiqet nga dëshpërimi dhe mendimi i dhimbshëm për një zgjidhje drastike: braktisjen e atdheut.
Një mbyllje e denjë, e vërtetë dhe thellësisht prekëse për një nga historitë më të lexuara të letërsisë sonë bashkëkohore.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 304 Faqe
- Data e publikimit: 12/05/2026
- Mosha e leximit: mbi 12 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.