Shiko pjesërisht

Hagabula – Todor P. Todorov

“Hagabula” është një roman në stilin e realizmit magjik, që ndjek udhëtimin e Hernan Kortesit dhe ekspeditës së tij drejt malit të Aztekëve.

1, 200.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789928960238
SKU: TOE0553
0

Përshkrimi

I vendosur mes aventurës, filozofikes dhe fantastikes, romani pyet për kufijtë e botës dhe të historisë, për shkëputjen e njeriut nga forcat parësore të jetës, për përjetësinë e dëshirave dhe për rolin e gruas në një botë të dënuar, të krijuar nga burrat.

Personazhet përshkojnë një realitet përrallor e ëndërrimtar, që do t’i çojë drejt zbulimeve të paparashikueshme dhe një përfundimi me përmasa kozmogonike.

REVIEWS

Todor P. Todorov, i njohur për gjuhën e tij filozofike dhe neoromantike, në këtë rrëfim epik e shndërron historinë në një magji marramendëse — njëherësh të begatë dhe të errët e të ashpër — dhe na zhyt në një atmosferë që na kujton filmat e Werner Herzogut. Një libër i mençur, eklektik e paradoksal, i bukur, që e dëgjojmë dhe e shohim ndërsa e lexojmë.

— Nadezhda Radulova, përkthyese, kritike letrare

“Hagabula” e Todor P. Todorovit del përtej kufijve të letërsisë bullgare. Fjalë për fjalë: në të nuk ka histori bullgare, as probleme bullgare, dhe nuk gjendet, më në fund, ajo ngushtësi tipike “kazanore” bullgare. E megjithatë, romani është një libër thellësisht bullgar — jo vetëm sepse është shkruar në bullgarisht, por sepse na vë, lexuesve, përpara detyrash të rëndësishme: të ngremë kokën për të parë horizontin dhe qiellin; të ulim sytë për të depërtuar në thellësi e fshehtësi; të çlirojmë shpirtin për të takuar të papërballueshmen dhe magjiken.

— Mitko Novkov

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Hagabula – Todor P. Todorov”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.