Ben Blushi

Ben Blushi (lindur më 1 janar 1969 në Tiranë) është politikan, opinionist dhe shkrimtar shqiptar. Ai ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. U diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Filologjik, Dega Gjuhë-Letërsi. Ka punuar gazetar në "Koha Jonë", Deutsche Welle Indipendent dhe Fondacioni Soros. Veprimtaria politike nga viti 2001-2002 Ministër i Arsimit dhe Shkencës, nga 2002-2005 (shtator) Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, në vitin 2001 Prefekt i Qarkut Korçë, në 1997-1999 zëdhënës-këshilltar i Kryetarit të Këshillit të Ministrave, dhe 1999-2000 Zv/ministër i Punëve të Jashtme. Qe nga viti 2000 ia ka kushtuar nje pjese te mire te aktivitetit te tij letersise, duke sjelle shume romane dhe libra te natyres eseistike, me te cilet ka marre cmime kombetare dhe nderkombetare. Mes tyre vlen te permendet. Te jetosh ne ishull, Shqiperia, Otello i Vlores, Komploti, KM, Inteligjenca Artificiale, dhe se fundi, romanin Jam mysliman. Disa prej librave te ketij autori i gjeni edhe tek libraria Leximtari.

Historite e cmendura te Tiranes

I shkruar me një stil provokues, romani “Historitë e çmendura të Tiranës” përshkruan ngjarjet më të jashtëzakonshme që kanë krijuar Tiranën për 400 vjet. Si në një film, në faqet e librit parakalojnë qindra personazhe reale, të cilat vendosen në situata të pabesueshme, duke ndërtuar puse, rrugë, ura, xhami, sheshe, hotele, bulevarde, pallate dhe kioska, si dhe duke prishur godinat që kanë krijuar kundërshtarët para tyre. Libri vjen tek lexuesi nga data 3 nëntor dhe tutje. Porosite që tani tek Leximtari dhe do të vijë tek ju sapo të dalë nga shtypshkrimi

Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Mund të kihet me paraporositje

9789928861702
SKU: BON0777
0

Përshkrimi

Tirana e treguar nga Ben Blushi i ngjan një qyteti magjik, të mbushur me histori të mrekullueshme, të cilat pothuajse nuk njihen.

Katër shekujt, që nisin nga dita kur u themelua qyteti, kalojnë me shpejtësinë marramendëse të një udhëtimi që përshkruan zakonet e banorëve të tij, bashkë me historitë sekrete që fshihen pas tyre. Romani i ngjan ecjes në një labirint ngjarjesh fantastike, betejash, dredhish, pushtimesh, bombardimesh dhe kufizimesh të paimagjinueshme që tiranët e ndryshëm i vendosën Tiranës.

Duke shpjeguar pse emri i Tiranës vjen nga fjala tiran, romani mund të konsiderohet një histori tiranësh të pamëshirshëm.

Burrat dhe gratë që luftuan për të kontrolluar këtë qytet ishin pashallarë, tregtarë, poetë, piktorë, gazetarë, shkrimtarë, aventurierë, ushtarakë, spekulantë, hoxhallarë, gjeneralë, kryeministra, presidentë, mbretër dhe perandorë, që nga Sulejman pashë Bargjini, Haxhi Et’hem Beu, Esat Toptani, Sadije Toptani, Ahmet Zogu, Benito Mussolini, Enver Hoxha, Hrushovi dhe qindra tiranë më të vegjël që shfaqen në vitrinën e shkëlqyer të këtij romani, i cili është një rrëfim për të gjitha moshat.

Këtë roman Ben Blushi ia ka kushtuar qytetit ku ka lindur, për të cilin janë shkuar më pak libra se për çdo kryeqytet tjetër në botë.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Historite e cmendura te Tiranes”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori