Jehona e shpirtit

Një roman për Sami Frashërin dhe të birin, Ali Samiun

Çmimi origjinal qe: 2, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 2, 125.00 L.

Mund të kihet me paraporositje

9789928377784
SKU: BDR0669
0

Përshkrimi

Një baba i veçantë… Një bir i veçantë…

Sami Frashëri, një ndër mendjet më të ndritura të Rilindjes Kombëtare, me një trashëgimi të jashtëzakonshme në filologjinë shqipe dhe turke, si një urë e çmuar mes dy gjuhëve dhe kulturave.

Ali Samiu, i biri, themeluesi i Gallatasarajit dhe një ndër pionierët e sportit modern turk, që mishëroi frymën përparimtare të një epoke që po ndryshonte me shpejtësi.

Dy breza, dy rrugë të veçanta, një fat i përbashkët, ndërthurur në historinë e një familjeje, që, nga rrënjët e saj në Përmet, u shtri deri në Stamboll.

“Jehona e shpirtit”, e klasifikuar si letërsi dokumentare, është rrëfimi i një trashëgimie intelektuale dhe shpirtërore që kapërceu kufijtë dhe la gjurmë në historinë e dy popujve.

Në sfondin e një epoke të trazuar, mes përmbysjeve politike, përndjekjeve, burgosjeve dhe internimeve, shpalosen jo vetëm vështirësitë e një kohe që vuri në provë fatet njerëzore, por edhe përjetimi i dy identiteteve, i dy gjuhëve dhe i dy botëve kulturore, mes gjuhës së trashëguar dhe asaj të përditshme, mes rrënjëve që të lidhin me prejardhjen dhe botës në të cilën je formuar.

“Ju, vëllezërit Frashëri, jeni krenaria dhe nderi i këtij kombi. Nëse sot mund të flasim këtu për këto çështje, kjo është merita juaj. Do të vijë dita kur t’u tregojmë fëmijëve tanë se çfarë sakrificash kaluat për këtë ideal. Do të vijë dita kur, në çdo cep të atdheut tonë, do të valëvitet flamuri ynë me shqiponjën dykrenore dhe nën hijen e tij do të ngrihen kudo shtatoret tuaja.”

Nikolla Naço (1843-1913), patriot shqiptar, veprimtar dhe atdhetar i Rilindjes Kombëtare, nga Korça.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Jehona e shpirtit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori